Klos, gjimnazi “Shaban Çollaku” në kushte skandaloze

Godina e gjimnazit “Shaban Çollaku” në qytetin e Klosit edhe këtë vit do të vijojë të përballet me problemet e lagështisë. Me nisjen e reshjeve të shiut, kanë nisur të rishfaqen edhe problemet e kësaj godine ku shiu dhe lagështia depërtojnë në të gjitha ambientet e brendshme të saj.

Drejtoresha e këtij gjimnazi, Hazbije Dedolli, thotë se problemi më i madh është në katin e tretë ku kanë filluar të rishfaqen problemet e lagështisë.

"Nëse kjo gjendje do të vazhdojë, ambientet nuk do të mund të përdoren për mësim", ka deklaruar Hazbije Dedolli.

Kryetari i Bashkisë Klos, Basir Çupa tha se institucioni që ai drejton ka investuar brenda mundësive që i lejon buxheti, por nevojat për këtë shkollë janë shumë më të mëdha, për të cilat bashkia nuk ka mundësi financiare. Çupa tha se projekti është depozituar pranë Ministrisë së Arsimit dhe pritet vetëm financimi.

Në godinën e gjimnazit “Shaban Çollaku” në Klos, janë rreth 400 nxënës e mësues të cilët zhvillojnë mësimin në këtë shkollë. Ndërsa mundësitë për të ndërhyrë në rikonstruksionin e shkollës së Klosit janë shumë të vogla, të paktën për këtë vit.

 

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë