Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi deklaroi se numri i turistëve të huaj që vijnë nga ajri do vijë gjithmonë në rritje pas ndërtimit të Aeroportit të Vlorës.
"Numri i turistëve të huaj që vijnë nga ajri do vijë gjithmonë në rritje. Këtë vit 6.3 milionë turistë të huaj, ose 10% më shumë se një vit më parë. Prapë ne kemi hapësira për turistë që nuk janë shfrytëzuar për shkak të akomodimit dhe infrastrukurës aeroportuale", tha Klosi.
Lajmi kryesor:
Hapet tenderi për 35 vjet për aeroportin e Vlorës/ Balluku: Punimet do të nisin më 31 maj 2020 (VIDEO)
