Klosi i dorëzon çelësat e shtëpisë së
re gruas së dhunuar, së shpejti punë 

Klosi i dorëzon çelësat e shtëpisë së<br />re gruas së dhunuar, së shpejti punë 
Marsela Çaushaj gruaja e dhunuar nga ish-bashkëshorti i saj pak ditë më parë ne Vlorë tashmë do të ketë një shtëpi të re dhe një vend pune për të siguruar të ardhura për të rritur tre fëmijët e saj. Ministri i Mirqënies Sociale Blendi Klosi dhe Kreu i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli i kanë dorëzuar në mënyrë simbolike çelësat e shtëpisë 39-vjeçares, qeraja e së cilës do të paguhet për një kohë të pacaktuar nga Bashkia e Vlorës.

''Ne arritëm të realizonim premtimin tonë që Marsela të jetonte në një shtëpi të re, të siguruar nga Bashkia e Vlorës dhe gjithashtu shpenzimet u mbuluan nga bizneset vlonjate. Nxënësit e shkollave profesionale erdhën dhe e lyen shtëpinë dhe e meremetuan. Dëshiroj të falenderoj të gjithë biznesmenët që bënë dhuratat e tyre edhe pse kërkuan të ishin anonimë'', u shpreh Klosi. 

Për kryebashkikun Leli është realizuar një premtim ndaj një gruaje të dhunuar, në raste të tilla që nuk duhen të jenë më prezente në shoqërine tonë, por sot ka theksuar ai i kemi kthyer buzeqeshjen femijeve te Marseles.

''Ne kemi ardhur të gjithë bashkë për të perceptuar buzëqeshjen e Anxhelës, të Marselës, për t’i uruar të kalojnë jetë më të mirë në shtëpinë e re, ku me kontributin e të gjithëve, bashkisë, me ndjeshmërinë e gazetarëve , me ndjeshmërinë e të gjithëve që kanë zemër. Sot Marsela ka një shtëpi më të mirë se ajo që viztuam para pak ditësh'', u shpreh Kreu i Bashkisë.

Rasti i Marsela Çaushaj u bë publiK falë  një video denoncuese nga qytetarët ku tregohej rasti i dhunës barbare që ish-bashkëshorti ushtronte ndaj saj. 

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

'Topalli me diasporën, nuk e di a do ketë energji?!' Meçe në 'Studio Live': Nuk e shoh normale që sekretet e shtetit të jenë tek telefoni i Monikës

'Topalli me diasporën, nuk e di a do ketë energji?!' Meçe në 'Studio Live': Nuk e shoh normale që sekretet e shtetit të jenë tek telefoni i Monikës