Klosi:Inspektim stafit të çdo jetimore
 Nikolla:Rëndësi dhe arsimimi i tyre

Klosi:Inspektim stafit të çdo jetimore<br /> Nikolla:Rëndësi dhe arsimimi i tyre
Pas videoskandalit në jetimoren e Shkodrës, Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi ka urdhëruar ngritjen e një grupi inspektimi për të gjithë punonjësit e institucioneve sociale.
 
Një kontroll i detajuar për të verifikuar kualifikimin dhe eksperiencën e të gjithë punonjësve të institucioneve sociale do të nisë së shpejti. Kështu ka deklaruar Ministry i mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi i cili ka mbledhur këshillin kombëtar për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve menjëherë pas rastit të videoskandalit në jetimoren e Shkodrës.
 
Ministrja e arsimit Lindita Nikolla e pranishme në këtë takim tha se është e nevojshme që edhe në arsim këtyre fëmijëve tu kushtohet më shumë vëmendje.
 
Të pranishëm në këtë takim ishin edhe përfaqësues të shoqatave ndërkombëtare në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve të cilët aprovuan idenë e ministrit Klosi për inspektim.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

455 nxënës mësim me turne prej 5 vitesh, protestë në Nikël: Ministria e Infrastrukturës të rindërtojë shkollën e re

455 nxënës mësim me turne prej 5 vitesh, protestë në Nikël: Ministria e Infrastrukturës të rindërtojë shkollën e re