Klosi: Kush mundet të dhunojë 
 një grua? Ai nuk është burrë!

Klosi: Kush mundet të dhunojë <br /> një grua? Ai nuk është burrë!
Është zhvilluar në Tiranë konferenca kombëtare kundër dhunës ndaj grave dhe barazisë gjinore.

Në këtë konferencë, Ministri i Mirëqënies Sociale e Rinisë, Blendi Klosi ka theksuar domosdoshmërinë e barazisë gjinore si dhe intensifikimit të luftës kundër dhunës ndaj grave, pasi përmes saj është e kërcënuar jo vetëm gruaja, por edhe gjithë shoqëria.

"Duke rikujtuar kaq shume kolegë dhe bashkëpunëtore të mijat në këto vite të jetës por edhe duke menduar gjyshet, mamanë, motrat, gruan dhe vajzën time të gjitha ju të mrekullueshme një pyetje kam në mëndje. Kush është ai burrë që mund të dhunojë gratë ? Dhe për këtë ka vetëm një përgjigje, ai nuk është burrë", tha Klosi.

Ai evidentoi faktin se shoqëria shqiptare ofron kontraste të forta, ku nga njëra anë kemi gra me më shumë liri në vendimmarrje dhe në jetën ekonomike e sociale të vendit, dhe nga ana tjetër kemi më shumë gra të dhunuara dhe viktima të dhunës.
 
“Edhe pse ka plot 25 vjet që jetojmë në hapësira shumë më shumë demokratike, në Shqipërinë moderne ka më shumë liri, por njëkohësisht ka dhe më shumë dhimbje. Ka kontraste të forta. Ka shumë më shumë gra të lira, të pavarura, por ka dhe viktima të dhunës në familje apo dhunës në rrugë. Askush nuk guxon publikisht të nëpërkëmbë një grua, por brenda mureve të mbyllura të shtëpive shumëkush është shpesh robinjë e fatit të “lig” të të lindurit grua. Fatkeqësisht, kemi akoma viktima edhe aty ku gjithkush duhet të ishte më i sigurt se kudo tjetër, në shtëpi, në familje. Kanë shkaktuar viktima ata që duhet të ishin mbrojtësit e tyre. Ka qëlluar babai vajzën, burri gruan apo vëllai motrën”, tha ministri Klosi.

klosi
 
Klosi ka shtuar se lufta ndaj këtij fenomeni nuk do jetë kurrë e suksesshme në rast se do ketë vetëm angazhim të strukturave përkatëse të rendit, pasi sipas tij, kjo është një detyrë e gjithë shoqërisë.
 
Klosi nuk la pa përmendur edhe faktin se dikasteri që drejton ka vendosur disa prioritete në këtë drejtim dhe ato kanë të bëjnë me fuqizimin ekonomik dhe social të grave dhe vajzave; mirëqenien sociale, pjesëmarrjen në vendimmarrje dhe ndërgjegjësimin e shoqërisë.

Ndërsa Drejtoresha e Përgjithshme e UNDP-së në vendin tonë, Yesim Oruch u shpreh:
 "Unë jam shumë e lumtur që kam punuar me bashkëpuntorë të shkëlqyer për këtë kauz. Dua të theksoj se kjo është qeveria dhe ministria më bashkëpunuese në luftën kundër dhunës ndaj grave. Më vjen mirë që në 16 ditë të fushatës kemi patur shumë interes dhe kemi bërë një punë shumë të mirë".

Yesim Oruc
Drejtoresha e Përgjithshme e UNDP-së në vendin tonë, Yesim Oruc


Redaksia Online
(F.T/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve