Klosi: Licencimi i psikologëve
pas regjistrimit në “Urdhër”

Klosi: Licencimi i psikologëve<br />pas regjistrimit në “Urdhër”
DURRES - Nga Universiteti 'Aleksandër Xhuvani' në Durrës, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë nisi procesin e ngritjes së “Urdhrit të Psikologut”. Si çdo profesion tjetër, edhe ky profil do të jetë i grupuar dhe rregulluar nën këtë urdhër. 

Psikologët që shërbejnë në sektorin publik apo privat, duhet të jenë të regjistruar nën këtë urdhër për të patur të drejtën e ushtrimit të profesionit.
 
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë,  Blendi Klosi vuri theksin tek rëndësia dhe nevoja për të patur më shumë të pranishëm në shkolle, kopshte, qendra, apo në komunitet psikologë dhe punonjës socialë.
 
Duke cilësuar historike për fushën e shërbimeve, ngritjen e dy urdhrave, atë të psikologut dhe punonjësit socialë, ministri Klosi vuri theksin tek 'Pakti Kombëtar i Mirëqënies Sociale' që MMSR po pregatit dhe do të shpallë brenda pak kohësh.
 
Pakti Kombëtar i Mirëqënies do të grupojë për herë të parë, nën një paketë të vetme të gjitha shërbimet e ofruara, në nivel qendror, vendor, të organizatave e donatorëve, të gjithë kontributorëve për të maksimizuar shërbimet për kategoritë vulnerabël.

(er.nu/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois