
Ministri i Turizmit, Blendi Klosi ka ndjekur nga afër situatën në zonën turistike në Golem. Në një lidhje telefonike për Report Tv ai tha se po monitorohen të gjitha hotelet, ndërsa shtoi se vizitorët e huaj vijojnë të qëndrojnë pa frikë pasi sipas tij faza më e vështirë ka kaluar.
"Pasditja e sotme pati një shqetësim. Tashmë turistët janë të qetë. Ka disa shqetësime që ka të bëjë me garancinë shtetërore. Situata paraqitet e qetë falë ndihmës së operatorëve turistikë. Turistët janë qetësuar dhe kanë nisur aktivitetin normal turistik ", tha Klosi.
Lajmi kryesor:
Shqipëria shkundet nga tërmeti 7.5 ballë, më i fuqishmi në 30 vitet e fundit! Tjetër lëkundje e fortë në mesnatë (VIDEO)








