Klosi në ISSH:Pensionet në banka
Jo sorollatje e kosto për pensionistët

Klosi në ISSH:Pensionet në banka<br />Jo sorollatje e kosto për pensionistët
Ministri i Mirëqënies Sociale e Rinisë, Blendi Klosi ka paralajmëruar se të gjitha pagat e pensioneve për pensionistët në mbarë vendin do të kalojnë në banka, kjo për të evituar sorollatjen në zyrat postare të mijëra pensionistëve.

Sipas Klosit, kalimi i pagesës së pensioneve në sistemin bankar është një nga objektivat e afërta të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ndaj dhe ai takoi sot drejtuesit e të gjitha bankave të nivelit të dytë në vend, të cilëve i’u kërkoi bashkëpunim për ta bërë të mundur që brenda një kohe sa më të shkurtër shumica e pensionistëve të mund t’a tërheqin pensionin e tyre në sportelet e bankës ose në bankomatet e tyre.

“Nga 625 mijë pensionistë, sot vetëm 3 për qind e tyre e kanë të mundur të marrin pagesën përmjet bankës, ndërkohë që pjesa tjetër vazhdon të qëndrojë në radhë dhe jashtë çdo cilësie shërbimi në pikat e shpërndarjes së pensioneve. Aktualisht, shërbimi i pagesave të përfitimeve nga sistemi i Sigurimeve Shoqërore realizohet në 687 qendra pagese, nga të cilat 503 janë Zyra Postare në vartësi të filialeve të Postës Shqiptare, dhe 184 Degë dhe Zyra në vartësi të 13 Bankave të Nivelit të dytë.Numri mesatar i pagesave të gjeneruara dhe autorizuara për pagesë çdo muaj, mesatarisht përllogaritet në mbi 625 mijë, nga të cilat, vetëm rreth 3 % e tyre kryhen në degët e bankave të nivelit të dytë. Ndërsa fondi mesatar mujor për pagesat e pensioneve arin në mbi 8.700 milionë lekë në muaj, vetëm rreth 3,4 % e tij shpërndahet nëpërmjet bankave”, tha ministri Klosi.

Më tej ai theksoi se kjo nismë nuk synon që ta bëj me detyrim për pensionistët që të kalojnë në shërbimin bankar, pasi kjo do jetë me vullnetin e lirë të tyre, pra duke krijuar mundësi që ai që do të qëndroj në sistemin postar mund të vijojë ta marrë pagesën për pensionin po aty.

“Edhe më përpara, por sidomos aktualisht, lëvizja e lirë e pensionistëve, ndërrimi i vend banimit nga ana e tyre, lëvizja jashtë shtetit dhe sidomos e drejta dhe kërkesa e tyre, për marrjen e pensioneve sa më pranë vendbanimit, si dhe garantimi i një shërbimi me kushte sa më optimal, kanë shtruar domosdoshmërinë e marrjes së masave për diversifikimin e shërbimit të pagesave të pensioneve”, tha Klosi.

Për të realizuar këtë proçes, Klosi kërkoi prej përfaqësuesve të bankave të përfundojnë brenda vitit marrëveshjet e dakordësuara me ISSH, të rritin publicitetin në bazë territori, në mënyrë që të nxisin pensionistët të hapin llogarinë bankare, për pagesën e pensionit.

Përfaqësuesit e bankave e mbështetën nismën e zgjerimit të këtij shërbimi në të gjitha bankat dhe në të gjitha degët e tyre, ndërsa kërkuan zgjidhjen e çështjeve ligjore që mund të kërkojë realizimi I këtij proçesi.    

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mund të ketë disa keqkuptime me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot

Mund të ketë disa keqkuptime me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot