Klosi: Nuk dimë kur mund të hapen plazhet, pandemia ende aktive

Ministri Klosi tha se nuk dihet ende kur do të hapen plazhet dhe se në këtë periudhë është e rëndësishëm që të gjithë të respektojë masat që të mos kthehemi pas me pandeminë.

"Lungomare është pjesë e një strategjie të madhe turistike dhe ka pasur një punë shumë të madhe në kthimin e tyre në qendra turistike. Falë mundësisë së mirëmenaxhimit të pandemisë na ka bërë që sot të konkurrojmë me 'ujqërit' në turizëm si Greqinë, Kroacinë e Italinë falë dhe situatës që ndodhet vendi. Plazhi nuk është lejuar ende në asnjë vend të rajonit dhe ne nuk mund ta hapim. Po përpiqemi fort që të kemi një situatë të kontrolluar dhe jo të na kthehet kundër. Ju lutem të gjithëve të mos harrojnë që ndodhemi në gjendje të jashtëzakonshme dhe situatë pandemie ku duhet të ruhemi të gjithë. nuk mund të çedojmë në hapjen graduale. Operatorët kanë protokollet e plazhit në mënyrë që të përgatiten, por ende nuk është marrë një vendim për hapjen e tyre", tha Klosi.


Lajmi kryesor:

Klosi në 'Repolitix' pranon dështimin me mbeturinat në lumenj: T'i vëmë gishtin kokës! Qytetarët të denoncojnë faturat e 'kripura' në bregdet!


I.K//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja