Klosi për krizën në PD: Të rrinë 2 javë në majë të Dajtit, të zgjidhin problemin e të zbresin poshtë

 

Sekretari organizativ i PS, Blendi Klosi foli edhe për opozitën në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo” duke sugjeruar që të mblidhen për 2 javë në malin e Dajtit për të zgjidhur problemin e tyre. Teksa përmendte zgjedhjen e presidentit Bajram Begaj, Klosi tha se PS fiton se punon, ndërsa PD nuk ka zgjidhur ende ngërçin e brendshëm. Megjithatë shpreh bindje se do të fitojnë edhe zgjedhjet e ardhshme lokale.

“Ne zgjodhëm një personalitet që askush nuk ka çfarë të thotë nga pikëpamja e formimit, e jetës, e karrierës dhe të gjitha të bëjnë të mendosh se çfarë do të thotë “Pse e zgjodhët?” Ne do e zgjidhnim, ata nuk morën pjesë në proces dhe kur vjen tek gara elektorale thonë si fiton PS. PS fiton se punon. Ata tërhiqen sa këtu e sa atje.

Hallet e tyre t’i zgjidhin vetë ata. Ne i kemi kundërshtarë ata. Ta zgjidhin hallin, të ulen atje 5 burra apo gra. Të rrinë dy javë në majë të Dajtit, të zgjidhin problemin e të zbresin poshtë e të thonë kjo është zgjidhja e PD-së.

Pyetini ata se pse nuk mblidhen të gjejnë gjuhën për të zgjidhur ngërçin e Partisë Demokratike. Partia Demokratike nuk vjen kurrë në pushtet nëse e majta është e majtë. Ne përgatitemi për garën e radhës, ku do të fitojmë sërish. Jemi kaq pranë zgjedhjeve lokale dhe ata merren për të gjetur arsyet se pse do të fitojë sërish Edi Rama”, tha Klosi.


Lajmi kryesor:

Ndryshimet në qeveri, Blendi Klosi në Report Tv: Shkarkimi i Ahmetajt s'ka lidhje me hetimet e SPAK! Shteti po ndjek prioritetet


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'