Klosi tha se koordinatat e dhëna për lejen mjedisore janë të keqtrajtuara, dhe në atë pikë nuk ka asnjë shans që ai HEC të ndërtohet.
“Kontratat për lejet janë të keqinterpretuara. Nuk ka asnjë shans që ai HEC të ndërtohet. Nesër do të shkoj personalisht tek Kanionet. Nuk do lejojmë ndërtimin e HEC-ve. Në letrat tona dhe në atë që është publikuar ka mashtrime. Koordinatat e lejet mjedisore janë të manipuluara. E gjithë historia është ndërtuar në një gënjeshtër të pastër. Do ta rrëzojmë këtë leje mjedisore. Në atë pikë nuk ka asnjë shans që ai HEC të ndërtohet”, ka deklaruar ministri i Mjedisit, Blendi Klosi.
Fjala e plotë e Klosit:
"Jam me Prefektin, me disa drejtues të zonës në të cilën ndodhemi dhe padyshim ky është absurdi i madh, është një absurd jo vetëm i këtij kanioni është absurdi i 25 viteve, për mënyrën se si ne e trajtojmë mjedisin. Ne do ta ndjekim, është shumë afër duket rreth 100 metra, te ujëvara e madhe dhe futja e këtij uji këtu do të shkaktojë jo vetëm krejt ndryshim të Mjedisit, jo vetëm ndikim të jashtëzakonshëm në këtë zonë, por do të reduktojë në mënyrë dramatike, dhe ujin e kanionit.
Prandaj siç ja u thashë këtu nuk do të jemi vetëm për pastrimin e kësaj zone, por ne jemi këtu për të reflektuar për sa i përket gjithë situatës që kemi me mjedisin, mbase po të shikosh letrat dhe ligjin quhet që jemi jo në zonë të mbrojtur, quhet që jemi edhe larg ujëvarës, ku ujëvara është vetëm 200 metra dhe transformohet nga një ujëvarë e bukur dhe me ujë të rrjedhshëm në një zonë me ujë të komanduar, e cila padyshim për ne është një shfaqe e shëmtuar e mënyrës së si ne e kemi trajtuar mjedisin këto 25 vjet.
Në fakt nuk është përpjekje e parë që kemi në këtë zonë, është përpjekja e disatë , për të bllokuar dhe HEC-e të tjera, të cilat kanë shfrytëzuar hapësira të ngushta ligjore, apo kanë mashtruar me kordinatat, pasi po të shikosh në lejen e ujit dhe lejen e cila është dhe gjithë lejet e tjera që ndërtohen mbi lejen e ujit janë me koordinatat e gabuara, që do të thotë që uji nuk do të derdhet në kanion, po do të derdhet diku tjetër, duke e bërë pastaj gjithë procesin e dokumentave zyrtarë një proces të manipuluar, një proces të atemuar dhe jemi këtu së bashku me kaq shumë njerëz, për të mbështetur idenë që e mos ndërtimit të këtij HEC-i në kanion.
Ne vazhdojmë gjithë procedurat ligjore, shteti do të mbajë natyrisht edhe proceset e tij insikative, ne do të çojmë për ndjekje penale çdo njeri këdo zyrtarë të shtetit që ka ndërtuar dhe ka lejuar që në disa dokumenta të falsifikuara, të ndërtohen këto leje mjedisore e pastaj leja e shfrytëzimit të ujit e pastaj leja në ndërtimin e këtij HEC-i po njëkohësisht do të kërkojmë edhe ndjekje penale për kompaninë e cila ka manipuluar kordinatat, se nuk mund të funksionojë kështu që gjithmonë shteti, gjithmonë taksapaguesit janë njerëzit e dëmtuar, duhet të jenë të dëmtuar edhe ata që kanë manipuluar, do të jenë të dëmtuar dhe ata që kanë ngatërruar kordinatat me qëllim për ta bërë situatën pastaj të pa menaxhueshme, prandaj jemi këtu që çdo kosto padyshim që me çdo kosto, ne të frenojmë këtë vepër mostruoze kundra Mjedisit, dhe po ashtu të japim mbështetje maksimale, për të vazhduar me projektin tonë të ndërtimit të një minishkolle profesionale, për guidat turistike në zonat e malore dhe në kanione.
Vazhdojmë të japim mbështetjen që ka dhënë Qeveria shqiptare, pasi kjo është absurde, aty ndërtohet dhe me paratë e qeverisë Shqiptare, por edhe me mbështetjen e biznesit, apo edhe shoqatën RAFTI-ing një qendër europiane e trajtinimit të guidave turistike është e gjitha brenda idesë sonë të menaxhimit të sporteve të diversikuar në Shqipëri dhe një oferte të ndryshëm për turizmin dhe mundej që këtu pranë të ndërtohej godina e cila do të jetë HEC-i por që natyrisht këto bukuri natyrore, natyrisht që me këtë pamje të tmerrshme edhe nga pamja vizuale po ta marrësh.
Prandaj të nderuar miq edhe në emër të Kryeministrit do të doja t’ju siguroja që HEC-i nuk do të ndërtohet ne do të bëjmë të gjithë procedurat investigative, çështja është penale, natyrisht do të revokojmë edhe lejen mjedisore , së cilës edhe i ka kaluar koha, por është dhënë në kundërshtim me filozofinë që këto zona duhen mbrojtur dhe mbrojtja e zonës nuk ndodh vetëm brenda territorit të kanionit, por ndodh në gjithë territorin, kontribuesit e ujit dhe të gjithë natyrës përreth , prandaj jam këtu për të siguruar këtë revolt edhe administrative, për ngjarjen të cilat në zyrat tona janë me qindra. Ne nuk kemi një shtet i cili realisht të ndihet i fort.
Duhet të kuptoj që kjo mënyra se si kanë funksionuar institucionet brenda tij, me disa lloj pengesash, me disa lloj partish me disa lloj tepsish kanë sjellë që edhe vepra si kjo e sotmja me një vendmarrje jashtëzakonisht të dënueshëm këtu në kanionin e Osumit, të jetë një vendimarrje e cila i ka kaluar në çdo cep të tij.
Prandaj jemi këtu që në bazë të marrveshjes që kemi bërë me qytetarët në zgjedhjet e fundit dhe unë jam deputet i kësaj zone të vazhdojmë të bashkëqeverisim me qytetarët, të vazhdojmë të jemi në të njëtën linjë me shqetësimin e tyre dhe me shqetësimin e shoqatave dhe njerëzve të cilët duan mjedisin, prandaj dhe në mënyrë simbolike falenderoj Drejtorin e Zonave të Mbrojtura dhe nxënësit e shkollave të Çorovodës me të cilët kemi ardhur për të mbjellë pemë edhe në kuadër të projektit tonë të pastrojmë dhe të gjelbërojmë Shqipërinë deri në vitin 2020 duke kërkuar të mbjellim 20 milion e 200 mijë pemë dhe zona e Beratit do të marrë një pjesë të konsiderueshme të këtij numri të pemëve, pasi është një zonë që për ne cilësohet si një nga polet më të fuqishme të zhvillimit të turizmit, jemi këtu natyrisht së bashku me të rinjt për të vazhduar projektin e pastrimitt dhe gjelbërimit të Shqipërisë".
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com












