Ministri i Turizmit, Blendi Klosi, gjatë një bashkëbisedimi me gazetarë shqiptarë dhe të huaj në 'Turtle Fest' Drimadhes ka deklaruar se tashmë është koha që Shqipëria të paraqitet si destinacion i vërtetë Europian për turizmin.
Klosi ka shtuar se vitin e ardhshëm, do të ketë festivale disa herë më të mëdha në vendin tonë me qëllim që të krijohen destinacione të reja për të vizituar. Sipas Klosit këto festivale nuk janë vetëm muzikore por japin edhe të ardhura të mëdha.
Turtle Fest rikthehet me të njëjtën energji, me mijëra turiste pjesëmarrës nga e gjithë bota, disa herë më i konsoliduar, me më shumë eksperiencë në edicionin e tij te 8-ë. 3 netë spektakël në natyrë me performancën e mbi 45 DJ-e të njohur nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Europa mblodhën bashkë të rinj nga gjithë bota, që shijojnë jo vetëm muzikën, por edhe bukuritë e jashtëzakonshme të jugut, siç është plazhi i Drimadhës.
“Turtle festë nisi para 8 vitesh, si një iniciative tepër modeste e Turtle Camp, që është një nga kampingjet e para në zonën. Nisi si një takim mes miqsh, DJ dhe dashamirësisht të muzikës dhe sot pas 8 vitesh jemi krenare që mund të themi që ka marrë një përmase deri diku industriale si prodhim dhe tashme është jo vetëm një festival, por një platforme qe ka shumë komponent. Ne mundohemi që përmes Turtle Fest të krijojmë një aktivitet rinor, të komunikojmë mesazhe, shije dhe të promovojmë një nga bukuritë e plazhit të jugut, si Drimadhës”, tha Rubin Beqo, organizator i Turtle Fest.
Për ministrin Klosi, i cili ndoqi ditën e dytë të festivalit, ku sipas organizatoreve kishte nje pjesëmarrje prej 2 mijë të rinjsh, në vetëm 1 natë, ky nuk është vetëm një event muzikor, por një praktike pune e konsoliduar, që prodhon të ardhura jo vetëm për organizatorët, por edhe për njerëzit e komunitetit, për ata që shërbejnë në këtë festival.
“Bashkë me zëvendës ministren, prefektin e qarkut Vlore dhe stafin tim jemi këtu për të shkëmbyer ide sesi ky event mund të bëhet më mirë vitin e ardhshëm, që Shqipëria të paraqitet si një destinacion i vërtetë europian për turizmin. Por që të jetë i tillë nuk mund të bëhet pa të rinjtë dhe pa ata që në kohën e sotme janë ambasadoret më te mirë. Ndaj na del detyrë të organizojmë festivale disa here më të mëdha në Shqipëri, për të krijuar destinacione të reja. Na duhet të kuptojmë që po hyjmë ne një treg të ri, që ka rregullat e tij dhe qe konkurrenca po shtohet”, tha ministri Klosi, i cili kujtoi se dikur Turtle Fest ishte i vetmi dhe te gjithë vinin për të parë dhe dëgjuar diçka ndryshe.
“Tani ne Shqipëri, të paktën gjatë këtij sezoni ne kemi organizuar 5 festivale rinore ndërkombëtare. Ndaj na del detyrë të mendojmë për orientimin dhe hartimin e politikave që evente të tilla t'i shëndërrojnë në evente shumë më shumë ndërkombëtare dhe çfarë duhet të bëjmë ne nëpërmjet institucioneve qe menaxhojnë turizmin ne Shqipëri që t'ju ndihmojnë në promovimin ndërkombëtar te festivalit për ta kthyer në traditë dhe ne buxhet për te sjelle në Shqipëri artiste të nivelit ndërkombëtar. Kur bëhen festivale të tilla është e vështirë të ndash nëse të rinjtë janë nga Shqipëria, nga Kosova apo të huaj, evente të tilla na bëjnë një dhe sa më shumë të kemi organizime si këto, aq me i lehtë do të jetë eliminimi i barrierave qe Shqipëria të promovohet si destinacion turistik i qëndrueshëm në rajon dhe përtej tij”, tha ministri Klosi.
Komento
Turizmi ne Shqiperi esht komplet zero nuk perputhet me turizmin European as gje kundi
Përgjigju