Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, është vlerësuar me çmimin “Histori suksesi për vitin 2015”, për punën e kryer kryesisht me të rinjtë dhe raportet e krijuara me median.

Vlerësimi është bërë nga “Albanian Excellence”, e cila në një mbrëmje gala i ka dorëzuar ministrit Klosi çmimin.

klosi

 “Vendosi t’ju përzgjedhë si ‘Histori suksesi për vitin 2015’, si një politikan me një vizion të qartë  dhe për një politikëbërje koherente dhe të qëndrueshme. Si Ministër, ju, në pak kohë gjatë vitit 2015, keni parashtruar një vizion të qartë në mbështetje të brezit të ri dhe keni krijuar alternativa të qëndrueshme në punësimin e tyre. Ju keni ditur të krijoni marrëdhënie të qëndrueshme dhe njerëzore me shtypin, duke qenë shumë transparent dhe i vëmendshëm me ta”, - thuhet në motivacionin shoqërues të këtij çmimi. 

Gjatë mbrëmjes Gala, bordi drejtues i Albanian Excellence shpërndau disa çmime për personazhe të tjera, në fushën politike, sociale, diplomaci, sport, biznes, shëndetësi, ekonomi, shoqëri civile, botime, muzikë, televizion, bujqësi, drejtësi.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)