Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka bërë një statistikë në lidhje me shkeljet e gjyqtarëve dhe kërkesat e shkarkimeve të tyre. Sipas kreut të ILD, Artur Metani pranë institucionit janë paraqitur 12 kërkesa për shkarkime të gjyqtarëve dhe prokurorë nga të cilat janë pranuar 8 prej tyre, ku 5 janë gjyqtarë dhe 3 janë prokurorë. Ndërsa dy nga kërkesat janë mbyllur pa vendim nga KLGJ dhe 2 janë ende në proces.
Gjithashtu sipas ILD-së, janë 22 procedime disiplinore të dërguara në dy këshillat KLGJ dhe KLP, konkretisht 15 gjyqtarë dhe 7 prokurorë.
ILD nga 4 masa “vërejtje publike” të kërkuara nga KLP dhe KLGJ është pranuar një, 1 është rrëzuar dhe dy janë ende në proces.
Po ashtu mësohet se nga 5 masa “ulje page” të kërkuara, 2 janë pranuar pjesërisht, 3 janë në proces. ILD bën me dije se 4 procedime disiplinore janë pezulluar nga KLGJ në pritje të vendimit të KPA.
Jep emrat e gjyqtareve qe ta dije populli se me ke ka te beje
Përgjigju