Një prej kanditatëve për të zgjedhur antar në KLP, Besnik Muçi gjatë fjalës së tij para kolegëve ka parashtruar tre pikat në të cilat mbështetet platforma e tij.
“1. Do të punoj që KLP së bashku me Shkollën e Magjistraturës të ndërtojnë një sistem përzgjedhje transparent, meritokratik dhe objektiv për t’u dhënë atyre një mundësi të tillë. 2. Lidhur me karrierën, promovimet dhe transferimet e prokurorëve, do të bëj çdo përpjekje që të ndërtohet një sistem profesional, plotësisht transparent dhe i ndershëm. Për këtë do të kërkoj që KLP në fillim të çdo viti të miratojë me vendim atë që unë do ta quaj “Lista e Karrierës së Prokurorëve”. 3. Lidhur me procesin disiplinor të prokurorëve, do të kërkoj dhe këmbëngul që të jetë objektiv, transparent, i pandikuar. Ndërsa për masat ekstreme, do të përpiqem të garantoj procedura ekstra për të siguruar kryerjen e një hetimi,”- tha prokurori Muçi.
Lajmi kryesor: