Olsian Çela drejt zgjedhjes kryeprokuror, renditet i pari nga KLP/ Ibrahimi: Kuvendi të votojë atë që zgjodhëm ne

TIRANE - Një ditë pas intervistimit, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka bërë publike ditën e sotme listën e pikëzimit të kandidatëve për Prokruror të Përgjitshëm. I pari në listë renditet prokurori Olsian Çela, ndjekur nga kryeprokurorja aktuale me mandat të përkohshëm Arta Marku dhe prokurorja Fatjona Memçaj. Olsian Çela- 459 pikë, Arta Marku- 406 pikë, Fatjona Memçaj - 362 pikë

Pas përfundimit të mbledhjes ku u prezantua pikëzimi i kandidatëve, kreu i KLP Genti Ibrahimi u shpreh se beson se Kuvendi në shembullin e tyre do të votojë të parin në listë.

"Kemi ndjenjën e lehtësimit. Le ta gëzojmë. Shpresojmë se nuk do të ketë ankime nga anëtarët. Secili pati mundësinë të shprehë vullnetin e vet. Tashmë brenda tre ditësh ata do mund të paraqesin ankimimin. Unë besoj se me këtë proces dhamë një shembull për t'iu përgjigjur skepticizmit dhe dyshimet që ka për punën e këshillit. Ky shembull duhet të merret edhe nga kuvendi. Shpresoj që edhe Kuvendit të votojë atë që ne renditëm të parin”

Në frymën e Reformës që i mëshon depolitizimit, besoj se Kuvendi do ndjekë të njëjtën linjë. Ligji parashikon se prokurorin e Përgjithshëm e zgjedh Kuvendi. Besoj se në këto kushte nuk është e vështirë për ne", tha Ibrahimi.

Lista e KLP-së do i dërgohet Kuvendit për votim, dhe nëse në 30 ditët e ardhshme nuk do të përzgjidhet në Tiranë, në detyrë do të emërohet kandidati i parë i renditur në këtë listë.

Prokurorja e Përkohshme e Përgjithshme Arta Marku  dhe dy prokurorët Olsjan Çela dhe Fajtona Memçaj të cilët kandidojnë për postin e kryeprokurorit, dolë dje para Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Për rreth një orë, secili ata prezantuan eksperiencën e tyre profesionale dhe iu janë përgjigjën edhe pyetjeve që anëtarët e KLP i drejtuan.

Arta Marku, Olsian Çela dhe Fatjona Memçaj

m.v./Shqiptarja.com
Komento

Komente

  • metin: 15/11/2019 12:49

    E ÇUDITSHME SE SI U KTHYE NE KOMUNIZEM PRAPE SHQIPERIA !!! PARA 91, KRYEPROKUROR ARANIT ÇELA, SOT PRITET TE BEHET PO PRAP I NJEJTI EMER. PO TE VERESH TE GJITHE DEPUTETET APO MINISTRAT APO QOFTE ADMINISTRATEN E THJESHTE, TE GJITHE KANE LIDHJE ME SISTEMIN E MONIZMIT, NIPER, MBESA, KUSHERINJ, BIJ TE TYRE. PER ÇFARE DEMOKRAZIE FLITET NE SHQIPERI !! NUK KA REVOLUCION QE I THYEN ATO NJEREZ. SHQIPTARI I MIRE ESHTE I MALLKUAR QE TE LERE ATE VEND TE QELBUR PREJ KOMUNISTESH. FARA JU SHOFTE

    Përgjigju
  • sapa: 14/11/2019 20:01

    A do fleje edhe ky gjume si paraardhesja?me siguri!

    Përgjigju
  • Pyka: 14/11/2019 17:23

    Është imediate,që prokurori i ri i përgjithshëm,të kapi demin nga brirët!Ti bëj shqiptarët të ndjehen në atdheun e tyre të rrembyer nga bandat plaçkitëse të pilitikës,të prokurorëve,të gjyqtareve...tu japi shqiptarëve lirin që u ka munguar..ti kthej shqiptarët të barabartë para ligjit dhe do të shikoni menjëherë rënien e krimit ordiner,...

    Përgjigju
  • redi: 14/11/2019 17:21

    Sipas listes per kryeprokuror te vendosur nga KLP del zoti Cela tregon se ka reputacion ,aftesi me teper se te tjeret .Shqiperuse i duhen o sot o kurre njerez te afte dhe te nd tshem se po ja ze fytin mediokriteti

    Përgjigju
  • Abcd: 14/11/2019 17:00

    Shoh vetem lajme pikante ne tv ,por ne rastin e prezantimit te tre kandidateve per Kryeprokuror,i kam pare e degjuar me vemendje . Si qytetar konstatova se te tre ishin shume te pergatitur ,ku edhe pse qendrimet u pasqyruan ne menyra te ndryshme,konvergonin ne nje emerues te perbashket,sic ishte respekti ndaj ligjit. Diferenca ndoshta ishte vetem tek "kembengulja" e argumenteve,pra thjesht kush deshmoi se ishte me i motivuar dhe me bindes dhe kete e shpalosi me mire kandidati Olsjsn Cela. Ai argumentoi dhe nje pike te rendesishem te difektit te vet sistemit,( nga pyetjet e bera ) ku tha se prokuroret,pra "ne"-ta ai ,-"jemi me te ashper ndaj shtresave te pambrojtura,se ndaj atyre qe e meritojne ashpersine e ligjit". Ky kendveshtrim them une,i jep atij nje avantazh me te madh per t'u zgjedhur ne kete detyre kaq te veshtire e delikate per institucionet e drejtesise.

    Përgjigju
  • Sala: 14/11/2019 16:44

    Me te vertete i afte.....!ky vend paska dhe njerez profesioniste!

    Përgjigju
  • tiiti: 14/11/2019 14:55

    Eshte hera e pare qe e degjoj dhe e shoh ishte me i sakti bravo e meriton

    Përgjigju
  • Engjellushi: 14/11/2019 14:25

    FATJONA MEMCAJ KANDIDATJA ME E MIRE ABSOLUTISHT!!! POR FATKEQESISHT NUK E DO PARTIA

    Përgjigju
  • Arbëri: 14/11/2019 13:12

    ARTA MARKU ËSHTË MË E DENJA DHE MË E DREJTA ...!!!

    Përgjigju
    • Goni: 14/11/2019 14:43

      Absolutisht po ! Duke pare duke bere, ndonje statistike me telefon, ndonje oficer per nder te Ulsiut dhe Ermoneles, ndonje gol me Doniken... I ben te gjitha

  • Loran shehu: 14/11/2019 12:14

    Pavarsisht se nuk e njoh personalisht ky njeri esht me integritet dhe me moral te lart dhe besoj esht njeriu i duhur per ate detyr

    Përgjigju
    • Drejtesia: 14/11/2019 16:56

      Lajm shum i mire, qe Prokuroria e pergjithshme do drejtohet nga nje Prokuror profesionist dhe me integritet. Keto dy vite do mbahen mend si vitet me te trishtuara qe kaloi Prokuroria, me nje drejtuese pa integritet, e paafte profesionalisht dhe pa karakter ! Emeroi 30 OPGJ, te gjithe paguan shume para, ca i mori Ulsiu , shkaterroi prokurorite e rretheve dhe perdori burrin si sekser ne te gjithe Shqiperine, madje dhe ne tendera publik... Te kthehet ne shkoder dhe te jetoje ne strofkullen e saj ! Suksese ne jete e deshtuara Arta Manja