Akuzat për ndikime politike/ Arta Marku: Kajmaku u shkarkua pas hetimit tonë! Me Ramën takime emergjente, nuk i raportoj kryeministrit (VD)

TIRANE- Prokurorja e Përkohshme e Përgjithshme Arta Marku  dhe dy prokurorët Olsjan Çela dhe Fajtona Memçaj të cilët kandidojnë për postin e kryeprokurorit, kanë dalë sot para Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Për rreth një orë, secili ata kanë prezantuar eksperiencën e tyre profesionale dhe i janë përgjigjur edhe pyetjeve që anëtarët e KLP i drejtuan

Kryeprokurorja Marku theksoi gjatë fjalës së saj se në këtë mandat ka hetuar vepra të ndryshme penale duke nisur nga vrasjet dhe gjakmarrje ndërsa shtoi se misioni i saj do të jetë pastrimi i administratës nga persona që kanë probleme me ligjin. Marku u përgjigj lidhur me akuzat për njëanshmëri politike, duke sjellë në vëmendje rastin e ish-kryebashkiakut të Vorës Agim Kajmaku i cili u shkarkua pas hetimit nga ana e institucionit që ajo drejton.

Arta Marku foli edhe për takimin e shumërpërfolur me kryeministrin Rama, me të cilin u shpreh se ka qenë takim emergjence përgjatë protestave të dhunshme të opozitës, ndërsa shtoi se ajo nuk i raporton kryeminisrit.

Kandidatja për kryeprokurore të Përgjitshme Fajtona Memçaj deklaroi se emërimi i saj si prokurore është bërë duke respektuar ligjin dhe në asnjë moment Presidenti dhe Prokuroria e Përgjithshme nuk e shkelën atë. Ajo tha se kishte marrë 5 nga 6 votat në Këshill, ndërsa presidenti kishte nxjerrë një dekret. Pyetjes nëse do të vinte në përgjim një prokuror apo anëtar të KLP Memçaj iu përgjigj se ka arritur të bëhet prokurore e mirë vetëm duke zbatuar ligjin.

Olsjan Çela ka deklaruar se posti e kryeprokurorit është në hallkën e parë garantuese të të drejtave ligjore. Ai tha se kryeprokurori duhet të jetë më aktiv në trajnimin e prokurorëve të rinj. Çela u shpreh se avokatët nuk janë avokatë dhe vënë firma aty ku u thuhet të firmosin. Ai tha shteti ligjor duhet të garantojë të drejtën e qytetarëve.

*Raportoi Gazetari Arsen Rusta*

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:28
Intervistimi i kandidatëve për kryeprokuror, KLP nesër publikon renditjen

Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritet që brenda 24 orëve të publikojë listën me renditjen e tre prokurorëve në garë për Prokuror të Përgjithshëm. 

Ora 15:02
'Si do e përballonit presionin e politikës?'/ Çela: Tek prokurori i përgjithshëm qytetarët shohin model për sigurinë e tyre...

1573648566_cela1.jpeg

Kandidati për kryeprokuror Olsjan Çela u pyet gjatë intervstës në KLP për presionet nga politika. Ai tha se ky post duhet të jetë model besimi te qytetarët.

Si do e përballonit presionin e politikës nëse zgjidheni?

Çela: Të jesh prokuror i përgjithshëm është fytyra e organit. Tek prokurori i përgjithshëm qytetarët shohin garantin e sigurisë së tyre. Media kërkon të jetë model për interesin publik. Nuk ka nevojë prokurori i përgjithshëm t'i nënshtrohet presionit politik. Ne po fitojmë pavarësinë me te vettingun.

Ora 14:29
Olsjan Çela: Prokurori, hallka e parë në respektimin dhe garantimin e të drejtave ligjore!

1573647908_OLSIONCELA.jpg

Kandidati për Prokuror të Përgjithshëm Olsjan Çela ka deklaruar se posti e kryeprokurorit është në hallkën e parë garantuese të të drejtave ligjore. Ai tha se kryeprokurori duhet të jetë më aktiv në trajnimin e prokurorëve të rinj.

"Prokurori është hallka e parë në respektimin dhe garantimin e të drejtave ligjore. Mënyra si interpretohet ligji shpesh në menyrë të cekët, respektimi i garancive në bindjen time është e rëndesishme që prokurori të jetë i pari që garanton zbatimin e ligjit dhe të drejtat e viktimës për të pandehurit. Nëse nuk është i përgjegjshëm nuk do të ishte një funksionar i mirë por thjeshtë një zbatues mekanik! Demokracia mbrohet duke vënë para përgjegjësisë penale ata që shkelin ligjin! Duke qenë vigjilent ndaj respektimit prokurori të jetë edhe në hallkën e parë garantusse edhe të ligjit edhe që shoqëria s'do t'i nënshtrohet dhunës se arbitraritetit

Të jesh ekspert i jashtëm në programet studimore është e dobishme jo vetëm për ata që u paraqes ato që di nga eksperienca por më ndihmon të kuptoj në raport me gjendjen e organit te prokurorisë dhe gjykatave dhe problemet jo vetëm logjore por edhe praktike dhe administrative

Bëjmë shpesh trajnime po për cfarë trajnohemi? Duhet të pranojmë cdo gjë që na ofrohet. Sot prokurorët më të mirë se para 10 viteve por duhet bërë më mirë. Prokurori i përgjithshëm duhet të jetë aktiv në trajnimin e prokurorëve", tha tha Çela.

Ora 14:17
Gara për kryeprokuror/ Olsian Çela para KLP: Njerëzit izolohen, avokatët në Shqipëri vendosin firma aty ku i kërkohet

Kandidati për kryeprokuror u shpreh gjatë fjalës së tij para KLP se prokurorët kanë aplikuar gjithnjë masa penale të ashpra, por sidomos me shtresat më të dobëta të shoqërisë. Ajo tha se avokatët nuk janë avokatë dhe vënë firma aty ku u thuhet të firmosin. Ai tha shteti ligjor duhet të garantojë të drejtën e qytetarëve.

"Ka raste kur kanë pretenduar dhunën, mungesën e autenticitetit të firmës në atë që kanë firmosur shpesh kanë kërkuar avokatë mbrojtës dhe kemi konstatuar shpesh mbrojtje jo efektive nga avokatët që caktohen nga oficerët gjyqësorë ne momentet e para.

Kam qenë 4 vite ë gjysmë drejtues i Krimeve të Rënda dhe ka qenë pjesë edhe administrimi buxhetor. Prokurori pergjithshëm dubet të punojë në ekip.

Se çfarë do kishte kuptim ky sistem ligjor nëse ne s’do jemi në gjendje ti sigurojmë garancitë themelore kur qytetarëve u kufizohet liria? Avokatët shpesh s’janë avokatë, vendosin firma aty ku u thuhet të firmosin. Njerëzit izolohen dhe një avokat që s’bën detyrën kjo është shumë e rrezikshme, këto duhet të marrin fund. Shteti ligjor duhet të garantojë të drejtën e qytetarëve. Nga njëra anë të kontrollojmë prokuroret e oficerët e nga ana tjetër mbrojtja të jetë jo informale.

Problemet shtrihen te politika penale, keni dëgjuar që përvec ashpërsimit të dënimeve të ketë masë tjetër penale? I kemi krahasuar me ndonjë vend tjetër të rajonit në BE cilat janë masat e dënimeve që ka kodi shqiptar, a na kanë dhënë rezultatet e pritura?

Këto masat e sigurimit që ne japim vend e pavend e mendojmë çfarë pasojash shkaktojnë te familjet e atyre që izolohen? A ka qenë e nevojshme vërtet që prokurori në çdo rast të shkojë të kërkojë masa ekstreme? A e kemi menduar që ai personi që kërkohet një masë ekstreme ka një familje, fëmijë, punë? Duke qenë të ashpër, dhe me vjen keq ta them, kemi qenë te ashpër me shtresat e dobëta, ne thellojmë problemet sociale e duke bërë këtë përgatisim breza të rinj që janë në rrugë sot e nesër janë fidanishtet e krimit”, tha Cela.

Ora 14:16
Olsjan Çela del para KLP: Hetimet e dobëta kanë sjellë mungesë besimi në publik! Prokurorët nuk janë të pavarur

Para Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka dalë kandidati për postin e kryeprokurorit Olsjan Çela. Ai tha se prokuroria tashmë është në një fazë të thellë transformimi,ndërsa vuri theksin se ILD dhe KLP janë institucione të rëndësishme.

Ai tha se prokuroria ka probleme të vjetra, si hetime të dobëta, ndërsa i cilësoi të paefektshme politikat penale të cilat sipas tij kanë sjellë mungesë të besimit të publikut. Çelaj tha se prokurorët realisht nuk janë të pavarur.

“Vlerësoj zhvillimin e seancës me praninë e mediave dhe kjo tregon se përbën një interes të madh qoftë për mediat ashtu edhe për opinionin publik ndaj do të doja ta parashtroja para jush dhe medias pasi mendoj se është thelbësore, që edhe elementet e opinionit publik të kenë të qartë vizionin e kandidatit të PP-së për 7 vitet e ardhshme. Prokuroria e Përgjitshme duhet të ndryshojë në një strukturë dinamike inovatore, bashkëpunuese dhe ndërvepruese e aftë të prodhojë ide për partnerët vendas dhe të huaj. Hapi i pare është ristrukturimi i pjesshëm i saj dhe të fokusohet në monitorimin e shkeljeve te ndryshme etikes profesionale, sigurimin e aksesit të publikut dhe komunikim permanent me median. Prokuroria ndodhet në një fazë transformimi më të thellë. Ka një mungesë të meritokracisë në promovimin e prokurorëve", tha Çela.

Ora 12:13
Anëtarja e KLP thumbon kandidaten për kryeprokurore: Jeni emëruar pa përmbushur afatet

Kandidatja për kryeprokurore të Përgjitshme Fajtona Memçaj deklaroi se emërimi i saj si prokurore është bërë duke respektuar ligjin dhe në asnjë moment Presidenti dhe Prokuroria e Përgjithshme nuk e shkelën atë. Ajo tha se kishte marrë 5 nga 6 votat në Këshill, ndërsa presidenti kishte nxjerrë një dekret.

Anëtarja e KLP Nurihan Seiti: Emërimi juaj ka detyruar Prokurorinë e Përgjithshme dhe Presidentin të shkelin ligjin duke ju emëruar, sepse nuk plotësonit 7 vite për t’u bere prokurore. Çfarë mendoni atëherë për veten tuaj? Ka ndonjë vlere te jashtëzakonshme profili juaj qe këto dy institucione kane arritur t’ju propozoje dhe dekretoje?

Memçaj: Do ju saktësoj një gjë. Folët për shkelje ligji dhe kjo është në konceptin se si e keni vlerësuar dhe se si e keni parë ju. Për mua nuk ka pasur shkelje ligji. Kam konkurruar për vendin ku jam në KLP të asaj kohe. Kam marrë 5 vota nga 6 vota të nevojshme. Mbas këtij votimi, jam propozuar nga prokurori i Përgjithshëm i kohës, tek presidenti i Republikës, që ka pasur anëtarin e vet në Këshill. Ai ka lëshuar një dekret për emërimin tim në detyrë. Shkak se pse ka ekzistuar ky debat, kanë qenë të tjera. Kam kaluar jo në një individ, kam kaluar në një këshill. Jam e sigurt, se jo për hatrin tim dhe jo për profilin tim, s’do të shkelnin ligjin. Nuk ka pasur shkelje ligjore, por ka pasur interpretim të ligjit.

Ora 12:02
'A do të përgjonit një prokuror?' Fatjona Memçaj: Unë kam frikë ligjin, nëse e shkelim ne, mund ta bëjë çdo qytetar

1573641683_fmemcaj.jpg

Fatjona Memçaj i është përgjigjur anëtarit të KLP Tartar Bazaj nëse do ta vinte në përgjim një prokuror apo anëtar të KLP.

Tartar Bazaj: Do te vendosni ta vini ne përgjim një prokuror apo anëtar te KLP nëse dyshoni se ai ka shkelur ligjin?

Fatjona Memçaj: Ju falënderoj zoti Baze. Është një pyetje, pasi pavarësisht specifikimit, ju thatë? A do të guxojë që unë ta shkel ligjin. Unë e gjykoj veten se jam prokurori i mirë që të mos shkel ligjin. Pra kjo s’do të thotë se është mungesë vullneti apo pasje frike. Do të thotë se ligjin e quaj të shenjtë. Shkeljen e tij nuk ja lejoj vetes ta bej. Aq më shumë aty ku ka të bëjë me të drejtat e interesave të individit. P shqiptare deri me tani është sulmuar për këtë qe nuk respekton te drejtat e njeriut. Po akuzohemi se favorizojmë te fortët dhe sulmojmë të dobetit! Para ligjit jane te gjithe te barabarte, dhe nese e bej une i them cdo qytetari se po ke te drejte te shkelni ligjin.

Ora 11:48
Memçaj: Procesi i vettingut po ul numrin e prokurorëve! Në 'sitë' të kalojë edhe policia gjyqësore

1573641672_memcaj22.jpg

Fatjona Memçaj deklaroi se procesi i vettingut po ul numrin e prokurorëve dhe paralajmëroi se rivendosja do të jetë një proces i gjatë dhe i vështirë.

"Procesi i vettingut po ul numrin e prokurorëve dhe rivendosja duhet të jetë një proces i gjatë e i vështirë, dhe ka krijuar probleme me vendet bosh. Për të kaluar një fazë të tillë duhet të përfshihen të gjithë aktorët, përfshi edhe policinë gjyqësore", tha Memçaj.

Ajo tha se është e para prokurore që ka kaluar vettingun në një seancë që ka zgjatur vetëm 15 minuta.

Ora 11:47
Memçaj: Në vend ka prokurori me mbingarkesë pune! Shpresoj që ILD të ngrihet para fundvitit

Fatjona Memçaj, kandidate për kryeprokurore të Përgjitshme u shpreh se në vend ka prokurori me mbingarkesë pune, ndërsa shtoi se shpreson që Inspektorati i Lartë i Drejtësisë të ngrihet deri në fund të këtij viti.

Ibrahimi: Si e shikoni rolin e Prokurorisë së Përgjithshme pas Reformës në Drejtësi?

Memçaj: Në qoftë se ka komunikim asgjë nuk është e vështirë edhe me intitucionet e reja të reformës. Prokuroria e Përgjithshme ka detyrë të raportoj para KLP e parlamentit mbi aktivitetin që kryen.  Marrëdhëniet me KLP nuk janë formale por bashkëpunuese. Nuk di nëse prokurori i Përgjithshëm ka raportuar për gjendjen aktuale të prokurorive. Kemi prokurori me mbingarkesë pune. Nuk më pëlqen formalizimi, për të gjetur zgjidhje ka nevojë për debat.Prokurori i Përgjithshëm duhet të shkojë në parlament të flas për atë që ka realizuar, jo përse nuk u realizua. Për funksionimin e një prokurorie është i rëndësishëm buxheti. Shpresojmë që ILD të ngrihet deri në fundvit.

Ora 11:34
Fatjona Memçaj prezanton veten para KLP: Të renditemi me dinjitet me partnerët tanë në luftën kundër krimit

Kandidatja për Prokurore të Përgjitshme Fatjona Memçaj ka prezantuar para KLP eksperiecën e saj. Ajo tha se synon të vendosë autoritet që demontrojë atë që njerëzit presin.

"Nga Janari i vitit 2018 kam qenë në drejtorinë juridike në presidencë. Më pas kam qenë në kabinetin e Prokurorisë së Përgjithshme. Më pas me dekret të presidentit kam qenë prokurore në Prokurorinë e Apelit. Kam gradën Dr. shkencash. Kam 18 vite eksperiencë, kam dhënë mësim në Universitete private e publike, kam qenë anëtare e bordit të magjistraturës. Platforma ime është e ndërtuar mbi strategji e politika që duhet të ndiqen, përfshi burimet njerëzore e finaciare. Kërkohet autoritet lidership të demontsrojë atë që njerëzit presin, implementimin e Reformës në Drejtësi. Duhet të renditemi me dinjitet me të gjithë partnerët tanë në botë po ashtu në luftën kundër krimit", tha Memçaj.

Ora 11:12
EURALIUS dhe ODAPT mbikqyrin intervistat e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm

Në seancën e intervistimit të kryeprokurores së Përgjithshme Arta Marku kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues të EURALIUS dhe ODAPT.

Përfaqësuesja Michel Lacomi: Si i keni monitoruar zbatimin e udhëzimeve të udhëzimeve tuaja. Deri në çfarë pike e shihni autoritetin tuaj për zbatimin e udhëzimit dhe ndonjë shembull konkret.

Marku: Nuk ka asnjë mekanizëm ligjor se si të kontrollohet nëse prokurorët nuk duan të zbatojnë udhëzimin. Të paktën deri tani. Në disa raste ka pasur prokurorë që refuzojnë të zbatojnë udhëzimet e mia. Por nuk kam çfarë bëj. ILD ende nuk funksionon dhe për momentin është e pamundur të bësh diçka.

Ora 11:03
Arta Marku: Nuk kam mundur të ndikoj në rastet kur pasur denoncime nga populli! Mungesa e ILD pengon hetimin e prokurorëve

1573636631_markuuu.jpeg

Gjatë intervistës përpara Këshillit të Lartë të Prokurorisë, kryeprokurorja Arta Marku tha se në shumë raste gjatë punës së saj nuk ka mundur të ndikojë në rastet kur ka pasur denoncime nga populli. Ajo tha se ka qenë e pafuqishme për sa kohë prokurori i çështjes nuk ka pranuar të bëjë rekurs, ndërsa hetimi i prokurorëve ka qenë i pamundur për shkak se ILD nuk ekziston.

"Në shumë raste kam ndjerë keqardhje që nuk kam ndikuar kur populli ka bërë denoncime. Çfarë të bëj pa kompetencë kur prokuori i çështjes nuk do të bëjë rekurs. Për të hetuar prokurorin ka qenë e pamundur pas ILD nuk ekziston.Nuk është sakrificë por detyrim ligjor që secili nga ne të bëjë deklarim të konfliktit të interesit", u shpreh Marku.

Ora 10:32
Arta Marku: Agim Kajmaku u shkarkua pas hetimit tonë, më kanë mbështetur ndërkombëtarët

Anëtari i KLP Bujar Sheshi ka pyetur kryeprokuroren Arta Marku se çfarë garancie i ofron KLP, dhe a do të ishte në gjendje për t'i qëndruar larg presionit të politikës. Marku përmendi rastin e ish-kryebashkiakut të Vorës Agim Kajmaku.

"Këto dy vite kam punuar në presion politik dhe mediatik. Pa institucione të tjera. Kam dëshmuar se s'kam varësi nga politika. Kjo është bërë sa herë ka pasur një rast. Por në më shumë se një rast kam vërtetuar se s'kam lidhje me politikën. Rasti më i fundit është Agim Kajmaku. Nuk është tregues i vogël që ne e hetuam dhe ai u shkarkua. Kjo tregon se s'kam lidhje me politikën. Kam pasur mbështetje vetëm të njerëzve që kanë vlera morale dhe profesionale. Nuk kam mbështetje politike, më ka mbështetur faktori ndërkombëtar. Nëse në dy vite kam punuar e pavarur me një mandat të plotë është shumë më e thjeshtë", tha Marku.

Ora 10:15
Takimi me Ramën gjatë protestave të dhunshme të opozitës/ Arta Marku: Unë nuk i raportoj kryeministrit, ishte emergjencë

Kryeprokurorja Arta Marku në prezantimin e punës së saj sot para Këshillit të Lartë të Prokurorisë u pyet edhe për një takim mes saj dhe kryeministrit Edi Rama në kohën kur opozita protestonte dhe disa prej tyre degjeneruan edhe në dhunë.

Anëtarja e KLP Nurihan Seiti: Keni bërë një takim bashkëpunim me titullarin e ekzekutivit. Takimi juaj me shefin e qeverisë? Ishte për të dëgjuar nga ju një politike të sistemit të akuzës. Cfarë i ofruat ju qeverisë?

"Ju ju referuat një takimi me kryeministrin. Dua t'iu them se s'kam bërë vetëm një takim por disa ku ai është pjesë e disa komisioneve si edhe unë.

I referoni një fjalimi të fundit kur opozita ishte në protesta. Pati probleme ku disa protestues degjeneruan ne dhunë. Kanë qenë drejtori i SHISH, ministri i Brendshëm etj. Diskutuam për dhunën e ushtruar në këto protesta. S'ka qenë takim raportues pasi unë si raportoj kryeministrit. Por takim për situatën emergjente që po kalonte vendi me dhunën. Për këtë rast kam ardhur në dijeni nga media e cila bën në punë të shkëlqyer për të denoncuar problematikat. Prokuroria e drejtuesi prokurorisë s'më njoftuan. Edhe nqs do isha e informuar s'mund të bëja asgjë pasi në vlerësimin e prokurorisë për të bërë apo jo ankim e vendos ai sipas pavarësisë", u shpreh Marku.

Ora 10:10
Anëtari i KLP: Pse kandidoni për një pozicion për të cilin thoni se ka mangësi? Përgjigjet Arta Marku

Anëtari i KLP Kosta Beluri ka pyetur kryeprokuroren Arta Marku se pse kandidon për një pozizion për të cilin ka përcaktuar se ka tre mangësi. Marku tha se këto mangësi që ka evindetuar nuk kanë të bëjnë me të.

"Në një nga dispozitat thuhet se Prokurori i Përgjithshëm ka përgjegjësi për punën e çdo prokuori. Si të mbajë Prokurori i Përgjithshëm përgjegjësi", u shpreh Marku.

Ora 10:07
Arta Marku i përgjigjet Ibrahimit: KLP dhe Prokuroria e Përgjithshme nuk bëjnë dot pa njëri-tjetrin

Kryeprokurorja Arta Marku është pyetur nga kreu i KLP Gent Ibrahimi se si e sheh bashkëjetesën KLP-Prokurori e Përgjithshme. Marku tha se këto dy institucione nuk bëjnë dot pa njëri tjetrin .

"KLP dhe Prokuroria e Përgjithshme nuk bëjnë dot pa njëri tjetrin. KLP menaxhon burimet njerëzore, por prokuroria e Përgjithshme produktin. Në ligj nuk ka shpjegim për bashkëpunim një herë në 5 vite për të caktuar numrin e përgjithshëm të prokurorëve. Por i domosdoshëm është bashkëpunimi", tha Marku.

Ora 09:56
Arta Marku para KLP: Kam hetuar vrasje dhe gjakmarrje! Misioni im pastrimi i administratës nga persona që kanë probleme me ligjin

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku e cila garon për një mandat në postin e kryeprokurorit ka prezantuar para KLP eskperiencën e saj profesionale.

"Kam nisur fillimisht në Fier e më pas kam kaluar si prokurore në Shkodër. Në një prokurori me vepra penale te larmishme dhe jo e lehtë si punë

Në 2014 në Shkoder task forca e drejtuar nga unë arriti rezultate të njëjta me Tiranën. Në dhjetor 2017 ju përgjigja thirrjes së Kuvendit për prok të përgjithshme. Pata kurajo të kandidoj.

E dija që do kishte pak kandidatë por pata kurajo të kandidoj. Prej vitit 2017 një periudhë jo e lehtë, vitin e parë të punës s'kishte as KLP ende s'ka inspektor të Larte të Drejtësisë.

Në karrierën time kam hetuar vepra të ndryshme penale. Kam hetuar më gjatë korrupsionin e krimet ekonomike. Kam hetuar vrasje për gjakmarrje e hakmarrje si edhe cështje pranë Krimeve të Rënda. Prej 2004 kam përfaqësuar dhe dy dosje trafiqesh.

Kam miratuar udhëzime të detyrueshme në disa fusha problematike. Kam mbështetur publikisht cdo prokuror me dosje sensistive të cilat presim të përfundojnë sa më parë në SPAK. Kam bërë udhëzim për ruajtjen e sekretit hetimor, udhëzim për procedurat e përgjimeve. Udhëzim për viktimat e dhunës dhe të miturit.

Nëse do kthehesha pak në kohë nuk do bëja asgjë ndryshe nisur nga kompetencat e kufizuara që ka tani Prokrurori i Përgjithshëm. Askush nuk është i plotëfuqishëm. Kam vepruar për një vit në terren pas asnjë institucion dhe pa KLP. Nëse do zgjidhem sfida ime është përmirësimi i terrenit të punës dhe rezultateve rritja e besimit të publikut dhe tregues statistikor të plotë e të saktë. Unë kam një vizion, vizioni im është bazuar në Kushtetutë e ligj.

Një fuqizim i drejtëisë gjyqësore në Prokurorinë e Përgjithshme . Me krijimin e Gjykatës Kushtetuese do të ketë më shumë proces gjyqësore. Misioni im është pastrimi i administratës nga persona që kanë probleme me ligjin", tha Marku.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Adriatik Llalla: 14/11/2019 08:10

    Prokurore e pa ligjshme, Kajmaku duhet te ishte hetuar me perpara se te kantidonte. keshtu qe ti personalisht duhet te mbash pergjegjesi te plote ligjore. Ora po afron tik tak , tik tak....Te fala nga Shemriza.

    Përgjigju
  • ANNA: 13/11/2019 14:11

    ZNJ/MEMCAJ OFICERET E POLICISE GJYQSORE I KENI TERHEQUR PER HUNDE JU PROKURORET .ATO KAN VEPRU SIPAS INTERESAVE TUAJA

    Përgjigju
  • Timi: 13/11/2019 10:19

    Qe nga misioni e kupton qe ska lidhje me kete pune.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille