KLP shkarkon nga detyra e prokurorit të Sarandës, Sali Hasën, një vit më parë u dënua nga GJKKO për korrupsion

KLP shkarkon nga detyra e prokurorit të Sarandës, Sali Hasën, një vit më parë u dënua nga GJKKO për korrupsion

Sali Hasa

Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi sot propozimin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për masën disiplinore “shkarkim nga detyra” të prokurorit të Sarandës, Sali Hasa.

Më 31 maj 2021 Gjykata e Posaçme dënoi Sali Hasën me 2 vite burg që u konvertua në 4 vite shërbim prove për akuzën e "korrupsionit" ndërsa u shpall i pafajëshëm për "fshehje e mosdeklarim të pasurisë". 

"Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për masën disiplinore “shkarkim nga detyra” ndaj magjistratit S.H., në kohën e shkeljes disiplinore, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shkeljen e parashikuar nga neni 148/d, pika 2, shkronja “b” të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe nga neni 104 i ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar" thuhet në njoftimin e KLP-se

Ish-prokurori i Sarandës, u prangos për korrupsion, më 19 qershor 2021 pasi nga hetimet e SPAK rezultoi se kishte pushuar një procedim penal kundrejt marrjes së parave për një kriminel.

Bashkë me të janë u vunë në pranga  edhe 5 persona të tjerë me akuzën e korrupsionit: oficeri i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë - Napolon Hodaj; Arbitri i ndeshjeve të futbollit - Qerim Ruçi; një zyrtar i klubit sportiv SHS “Përmeti” -Bledar Hajredini, si dhe dy persona të tjerë Julian Zera, Emiljano Mirani, të dy të akuzuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

GJKKO dënoi Julian Zerjan me 8 muaj burg. Napolon Hodajn (me detyrë OPGJ) e dënoi me 1 vit e 4 muaj burg dhe për 5 vite të mos ushtronte asnjë funksion publik. Bledar Hajredini e dënoi me 3 vite shërbim prove. Emiljano Mirani e dënii me 1 vit e 6 muaj burg. Markeljan Alinani u dënoi me 2 vite burg. Elisona Papa 16 muaj shërbim prove dhe shuarje të masës së sigurisë detyrim paraqitje. Qerim Ruci u dënua me 1 vit e 6 muaj burg.

S.G/G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'