KLSH akuza Bankës së Shqipërisë
për shpenzime të larta/PDF-Raporti

KLSH akuza Bankës së Shqipërisë<br />për shpenzime të larta/PDF-Raporti
TIRANE- Kontrolli i Lartë i Shtetit i kërkon Kuvendit të ndërhyjë për të disiplinuar financiarisht Bankën Qendrore, teksa e akuzon këtë të fundit për shpenzime të larta dhe abuzime me paratë publike.
 
Një raport konfidencial që mban firmën e kreut të këtij institucioni Bujar Leskaj, konstaton se pagat dhe shpërblimet për drejtuesit e Bankës së Shqipërisë, Këshillit Mbikëqyrës, por edhe punonjësve të thjeshtë, janë në nivele shumë të larta, të pakrahasueshme me asnjë institucion tjetër kushtetues.
 
Ndër të tjera, në raport theksohet se shpenzimet e Bankës Qëndrore janë jashtë realitetit shqiptar.
 
Sipas tij nivelet e dietave ditore për Guvernatorin, dhe anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës janë sa dyfishi i dietave që përfiton kryeministri dhe 60 euro në ditë më shumë se ajo e presidentit të Republikës.
 
Dieta e Presidentit të Republikës është barabartë me ato të drejtorëvë të departamentit të BSH, ndërsa në shumicën e rasteve mungojnë edhe dokumentet që vërtetojnë kohëzgjatjen e qëndrimit dhe shpezimet e kryera.
 
Ndërkohë kreu i KLSH-së, zoti Leskaj, jep një sërë rekomandimesh urgjente për disiplinimin financiar të Bankës Qendrore, ku fillimisht i kërkon Kuvendit të ndryshojë ligjin dhe më pas t'i heqë Bankës të drejtën që ta kontraktojë vetë kompaninë që bën auditin për ta marrë vetë atë.
 
Pavarësisht vitit të vështirë ekonomik që kaloi vendi, sipas raportit rezulton se shpenzimet e Bankës Qëndrore janë rritur me 30% duke shkuar ne 14 milionë dollarë.
 
Prej kohësh media dhe opozita kanë denoncuar shpenzimet e larta të këtij institucioni, ndërsa guvernatori Fullani i ka cilësuar ato si investime në burimet njerëzore.

Auditimi i ushtruar në Bankën e Shqipërisë

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Pasojat e një Gushti të vështirë, për disa shenja, mund të duken në Shtator

Pasojat e një Gushti të vështirë, për disa shenja, mund të duken në Shtator