Manjola Naco, drejtoreshë në KLSH gjatë raportit në Komisionin e Ekonomisë për buxhetin faktit të 2017 u ndal edhe te amnistia fiskale, ku theksoi se vetëm ARMO-s i janë falur mbi 10 miliardë lekë, ndërsa shtoi se kjo vlerë borxhi të mbetet jashtë regjistrave të shtetit.
Konstatohet se gjatë realizimit të amnistisë fiskale, janë fshirë nga regjistrat e borxhit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, detyrimet e akcizës për 49 tatim pagues me vlerë 12.3 miliardë lekë, prej të cilave vetëm ARMO në vlerë rreth 10.7 miliardë lekë, (këtu përfshihen detyrime, penalitete dhe kamatvonesa). Problematika e trajtuara më hollësisht në këtë raport, ndërmjet DPT, DPD dhe MFE, ka rezultuar në cregjistrimin e këtij borxhi nga regjistrat dhe sistemi i DPT pa u realizuar procesi i transferimit të tij tek DPD, dhe duke bërë që kjo vlerë borxhi të mbetet jashtë regjistrave të shtetit dhe rrezikuar kështu interesat e ligjshme të tij.
RAPORTI I KLSH
ARMO, por edhe dy kompanitë që morën një pjesë të aktivitetit të saj kanë falimentuar, ndërsa kanë miliona euro borxhe.
Historia e ARMO
Në vitin 2008, ARMO u privatizua nga grupi Taçi Oil, që mori në kontroll 85% të aksioneve të ARMO nëpërmjet kompanisë Anika Mercuria Rafinery Associated Oil, AMRA Oil, për 128 milionë euro. Grupi Taçi është tashmë i falimentuar.
Në vitin 2013, azerët e Heaney Assets Corporation blenë paketën e aksioneve të AMRA Oil. Azerët e përdorën për pak kohë kompaninë dhe më pas u tërhoqën. Në 2014-2015, përmes qiradhënies ARMO-n e shfrytëzuan Deveron Oil Albania, TPD-Trading Petrol & Drilling.
Pas një periudhe disamujore ku aktiviteti mbeti pezull në shtator 2016 erdhi ITRC, që e mbylli si gjithë të tjetër, me një fund pa lavdi.
Në fillim të muajit shkurt të këtij viti u mësua se një tjetër kompani po negocionte për të blerë rafinerinë, e quajtur Allum Enterprises. Kompanitë që e marrin ARMO-n në përdorim nëpërmjet qirasë apo marrëveshjeve me bankat e shfrytëzojnë dhe ndërkohë nuk shlyejnë detyrimet ndaj shtetit. Në fund të gjithë largohen, duke lënë pas një mal me detyrime.
Lajmi kryesor: