KLSH ka kallëzuar zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë të Komunës Rremas në Lushnjë, Komunës Udenisht në Pogradec, Komunës Shënkoll në Lezhë dhe në Komunën Kodër Thumanë të Krujës.
Kallëzimet penale të KLSH-së për 3 zyrtarë të komunës Rremas në Lushnjë
KLSH ka kryer kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për përgjegjësin e Zyrës së Financës N.Ç, përgjegjësin e Zyrës së Tatim Taksave F.K dhe Përgjegjës i Zyrës së Administrimit dhe Menaxhimit të Tokës A.B në komunën Rremas në Lushnjë.
Tre zyrtarët e kësaj komune janë paditur nga KLSH pasi ka rezultuar pas auditit të bërë se Veprimet dhe mosveprimet, që janë shoqëruar me skualifikime/kualifikime të gabuara të kryera nga Autoriteti Kontraktor, prej llogaritjes së vlerës kontratës deri në shpalljen e fituesit për pesë tendera, i kanë shkaktuar dëm ekonomik buxhetit të shtetit në vlerën 10,868,076 lekë.
Gjithashtu ata akuzohen se prej lidhjes së kontratës deri në likuidimin e saj në 5 tenderat e kryer në këtë komunë është shkaktuar dëm ekonomik buxhetit të shtetit në vlerën 3,961,068 lekë.
KLSH i ka kërkuar Kryetarit të komunës Remas fillimin e procedurave administrative e ligjore për marrjen e masës disiplinore “Ndërprerjen e marrëdhënieve të punës” për këta nëpunës të kësaj komune.
KLSH:Ish-kreu i komunës Udënisht leje ndërtimi në zonë turistike
KLSH ka kërkuar procedim penal për ish-Kryetarin e Komunës Udenisht në Pogradec,N.D, ish-Përgjegjësin e Zyrës Urbanistikës A.SH dhe ish-kryetarin e e këshillit të Komunës Udënisht H.H.
Tre ish-zyrtarët e Komunës Udënisht akuzohen për shpërdorim detyre pasi kanë dhënë leje ndërtimore në zonë turistike, në pronësi shtetërore, në bregun liqenor, si dhe brenda vijës mbrojtëse përgjatë bregut të liqenit.
KLSH: Në Komunën Shënkoll janë firmosur punime të paralizuara
Nga auditimi i kryer në Komunën e Shënkollit në Lezhë u konstatuan një sërë shkeljesh të dispozitave ligjore në fushën e zbatimit të investimeve publike, për të cilat KLSH ka kryer kallëzim penal per A.I. dhe R.K., qe te dy me detyre Mbikëqyrës Punimesh.
Sipas KLSH-së të dy personat akuzohen për shpërdorim detyre për mospërmbushje të detyrës së tyre funksionale.
Nder shkeljet kryesore zë bërë nga mbikëqyrësit A.I. dhe R.K. është nënshkrimi për punime të kryera për ndërtimin e Ujësjellësit në fshatin Shënkoll, kur në fakt rezulton se këto punime janë të pakryera.
Nga audtimi i KLSH-së rezulton se kjo shkelje i ka shkaktuar Buxhetit të Shtetit një dëm ekonomik në vlerën 12,5 milion lekë.
Gjithashtu, KLSH i ka kërkuar Komisionit të dhënies së Licencave, pranë Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës, fillimin e procedurave administrative e ligjore për “Heqjen e Licencës, për një afat prej 1 viti”, për dy mbikëqyrësit e mësipërm të punimeve të ndërtimit.
KLSH: Shkelje në Komunën e Thumanës me vlerë 200 milionë Lekë
Kontrolli i Lartë i Shtetit, gjatë këtij auditim në Komunën Kodër Thumanë ka konstatuar një sërë shkeljesh të dispozitave ligjore, për të cilat KLSH ka kryer kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë.
Shkeljet e kryera janë realizuar sipas KLSH nga ish- Kryetar i Komunës dhe në cilësinë e ish-Kryetarit të KRRT-së me inicialet G.K. dhe nga sh- Përgjegjës i Zyrës së Urbanistikës dhe në cilësinë e ish-Sekretarit të KRRT, me iniciale M.K.
Mësohet se shkeljet e tyre kanë sjellë për pasojë abuzimin dhe përdorimin jo me efektivitet të fondeve publike të vëna në dispozicion, cënimin e pronës publike dhe shtetërore, si dhe të ardhura të munguara në Buxhetin e Shtetit në vlerën 200 milionë lekë.
Njoftimi i plotë i KLSH për kallëzimin penal të 10 zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të 4 komunave
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)