TIRANË- Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzon në Prokurori tre punonjës të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, në Durrës. Ish-regjistruesi i Hipotekës në Durrës, Bedri Luku, dhe dy specialistët D.Q dhe K.GJ, njëri me detyrë jurist dhe tjetra me detyrë hartograf, kanë shpërdoruar detyrën në shumë raste, ku spikat edhe regjistrimi i 6000 m² tokë arë në fshatin Arapaj, aplikuar nga një person i vdekur 14 vjet më parë.
KLSH në zbatim të programit të auditimit ka inspektuar Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Durrës, për periudhën nga janar 2012- korrik 2014.
Nga auditimi janë konstatuar një sërë shkeljesh, dhe mangësish, lidhur me zbatimin e procedurave ligjore në pranimin, përpunimin dhe administrimin e të dhënave për regjistrimin e pasurive të paluajtshme, duke sjellë për pasojë përfitime pasurore të pamerituara, veprime në kundërshtim me ligjin.
Në vijim, KLSH i ka kërkuar Kryeregjistruesit të Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme fillimin e procedurave administrative e ligjore për dhënien e masës disiplinore “Zgjidhje e kontratës së punës” për 2 specialistët e mësipërm të Hipotekës në Durrës.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO