Gjatë autotimit për periudhën nga Janar 2013 deri më 30 Mars 2015 kanë kryer një sërë shkeljesh duke i shkaktuar buxhetit të shtetit 232 milionë lek dëm.
G.H., me detyrë ish-Drejtues i këtij institucioni, G.P. me detyrë ish-Përgjegjës i Sektorit të Legalizim/Urbanizim dhe A.DH. me detyrë Specialist në Sektorin e Urbanizimit akuzohen për shpërdorim detyre.
KLSH ka kërkuar nga Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI Tiranë, fillimin e procedurave administrative e ligjore për dhënien e masës disiplinore: “Vërejtje deri në Zgjidhje e kontratës së punës” për E.B. me detyrë Drejtor i Drejtorisë Rajonale të ALUZNI-t Fier, R.H. me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Legalizim/Urbanizim, A.DH. me detyrë Specialist në Sektorin e Urbanizimit, D.M. dhe H.D. me detyrë specialiste të llogaritjes së faturave.
Shkeljet e konstatuara nga KLSH:
•Në 48 raste, për dëmin ekonomik me vlerë 27,737,580 lekë, shkaktuar si rezultat i mosaplikimit të saktë të tarifave të parcelës ndërtimore nga ku me bono privatizimi vlera 13,868,790 lekë dhe me lekë vlera prej 13,868,790 lekë, me pasoja dëm ekonomik në buxhetin e shtetit për fondin e kompensimit të ish pronarëve.
•Për dëmin ekonomik në vlerën 5,546,559 lekë, penalitete të shkaktuar nga mos pagesa në kohë e “Sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore” të punonjësve të institucionit.
•Në 1319 raste me vlerë 40,249,516 lekë nga ku është konstatuar se nga poseduesit e ndërtimeve informale të pajisur me leje legalizimi, nuk janë llogaritur dhe paguar detyrimet për taksën e ndikimit në infrastrukturë.
•Në 77 raste janë evidentuar 20061 m2 sipërfaqe parcelë ndërtimore, për të cilat është arkëtuar më pak vlera prej 159,179,921 lekë, si diferencë e pagesës së sipërfaqes së parcelës ndërtimore të paguar me sipërfaqen e parcelës ndërtimore të vëtdeklaruar dhe konstatuar me procesverbal, të cilën poseduesi i ndërtimit informal e administron në fakt.
•Në 5 raste, kualifikimi dhe miratimi lejeve të legalizimit nuk plotësojnë kriteret e ligjit pasi objektet informale nuk kanë ruajtur distancat e lejuar me strukturën e rrugës.
•Në 3 raste, kualifikimi dhe miratimi lejes së legalizimit është bërë në zona me rrezik përmbytje.
•Në 3 raste, kualifikimi dhe miratimi i lejes së legalizimit është bërë në kundërshtim me ligjin, pasi objekti informal është i pozicionuar pranë lumit Gjanica.
•Në 2 raste, kualifikimi dhe miratimi lejes së legalizimit është bërë pranë kanalit ujitës dhe pa dokumentacionin e plotë ligjorë.
•Në 1 rast, kualifikimi dhe miratimi i lejes së legalizimit është në kundërshtim me ligjin, pasi objekti informal është ndërtuar pranë nënstacionit të Naftës.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)