KAVAJE - Kontrolli i Lartë i Shtetit ka dorëzuar kallëzimin penal në Prokurori për 7 ish-zyrtatë të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Kavajë, të akuzuar për shpërdorim detyre.
Përmes një auditimi të bërë nga KLSH përgjatë periudhës janar 2013 deri më 30 shtator 2013, është zbuluar se këta 7 ish-zyrtarë kishin tjetërsuar 50 mijë m2 tokë, duke e regjistruar atë në emër të personave privatë, në mënyrë të paligjshme.
Kështu sipas KLSH katër ish-Drejtues/Regjistrues të ZVRPP Kavajë XH.D., R.RR., F.M. dhe A.Q., si dhe tre ish-Specialistët juristë e inxhinier K.K., H.K., dhe H. S., në shkelje të dispozitave ligjore, akuzohen për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”
PDF - Njoftimi i plotë i Kontrollit të Lartë të Shtetit
Auditi i KLSH ka zbuluar një sërë shkeljes ligjore të 7 të kallëzuarve të cilat janë si më poshtë:
-Në 11 raste është kryer regjistrimi fillestar i pasurive në zonë bregdetare, të përfituara me Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP) në vitin 2000 kur rezulton se subjekti
përfitues (familja bujqësore), ka përfituar edhe më parë tokë bujqësore po me AMTP në vitin 2001, pra ka përfituar padretjësisht tokë bujqësore dyfishin e saj që i takonte sipas ligjit, kanë përfituar tokë nga njëri fshat në tjetrin, kanë përfituar tokë në zërin kadastral “pyll” si dhe janë pajisur me tokë bujqësore me sasinë që u takonte sipas ligjit dhe përbërjes familjare të datës 01.8.1991, ndërsa pajisen së dyti me sipërfaqe sipas një AMTP-je lëshuar në vitin 2000.
-Në 17 raste është kryer regjistrimi fillestar të pasurive në zonë bregdetare, të përfituara me Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP) të cilat rezultojnë të jenë pa numër e datë, përfituesit janë pa certifikatë të gjendjes familjare të vitit 1991, pra jo objekt i ligjit, si dhe me ndryshim zëri kadastral në zonat Karpen, Kryemëdhej, Golem dhe Spille, pra aktet të pa aplikueshme për regjistrim pasi janë përfituar në kundërshtim me ligjin e kohës.
-Në 1 rast është kryer regjistrimi fillestar i një pasurie me leje legalizimi, kur subjekti nuk rezulton në ortofoto, dhe ka përfituar me legalizim një sipërfaqe më të madhe (4000 m2) se sa përcakton ligji. Po ashtu ZVRPP ka vijuar me regjistrimin e truallit në favor të subjektit më parë se të bëhej legalizimi i objekteve, në një kohë kur ky subjekt truallin e ka pasur me qira dhe me leje zhvillimi, dhe kur në zbatim të ligjit duhet të ishte bërë hipotekimi i lejes së ndërtimit dhe jo asaj të legalizimit.
- Në 1 rast është kryer regjistrimi fillestar i një pasurie me leje legalizimi, kur rezulton se subjekti përfitues nuk gëzon titullin person i stimuluar, nuk ka marrëveshje zhvillimi, ka ndërtuar jo në zonë të stimuluar, dha pa pasur ortofoto, pra nuk rezulton objekt përfitues nga ligji.
- Në 2 raste në zonën bregdetare, ku rezulton të jetë kryer tjetërsimi i pronës shtetëro, pasi edhe pse disponohen vendime të Komisionit të Verifikimit të Titujve të Pronësisë, pranë Prefektit si dhe vendime gjyqësore të cilët kanë konstatuar dhe shpallur të pavlefshme dy AMTP të përfituara në kundërshtim me ligjin, ZVRPP nuk ka kryer asnjë procedurë lidhur me fshirjen e posedimit, duke lejuar që poseduesit e paligjshëm jo vetëm të gëzojnë në mynërë të pa drejtë titullin e pronësisë mbi sendin, por dhe tjetërsimi i saj duke kryer shitjen e pronës “shtetërore”.
- Në 1 rast është kryer regjistrimi fillestar i një pasurie me leje legalizimi duke vendosur në Kartelën e Pasurive të Paluajtshme shënimin “Godinë banimi”, kur në fakt leja e legalizimit është për “Godinë biznesi”, veprim i cili ka legjitimuar një kontratë të parregullt kalimi pronësie nga ALUIZNI Kavajë nga ku është përfituar në mënyrë të paligjshme me çmim më të ulët, truall turistik, me një dëm ekonomik për buxhetin e shtetit në vlerën 2,013,444 lekë.
- Në 1 rast është kryer regjistrimi fillestar i një pasurie të përfituara me Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP) duke pretenduar se është vepruar me “saktësim sipërfaqe”, kur në fakt rezulton se me sa proceduar i është lejuar mbajtësi i titullit të pronësisë, përfitimi i paligjshëm i një sipërfaqeje prej 320 m2 në pronësi “shtet”.
- Në1 rast është kryer regjistrimi fillestar i një pasurie e llojit truall sipas procedurave të nenit 24/b, duke dhënë më tepër 380 m2, kur subjekti disponon dokumentacion pronësor vetëm për 77 m2, veprim në kundërshtim me vet dispozitën të cilës i referohet
Gjithashtu, KLSH i ka kërkuar Kryeregjstruesit të Zyrës Qçndrore të Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme fillimin e procedurave administrative e ligjore për dhënien e masës disiplinore “Zgjidhje e kontratës së punës” për punonjësit e mësipërm të ZVRPP Kavajë, si dhe i ka kërkuar Regjistruesit aktual të ZVRPP Kavajë marrjen e masave administrative, me qëllim kufizimin e veprimeve mbi pasuritë e përfituara në kundërshtim me ligjin.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Përmes një auditimi të bërë nga KLSH përgjatë periudhës janar 2013 deri më 30 shtator 2013, është zbuluar se këta 7 ish-zyrtarë kishin tjetërsuar 50 mijë m2 tokë, duke e regjistruar atë në emër të personave privatë, në mënyrë të paligjshme.
Kështu sipas KLSH katër ish-Drejtues/Regjistrues të ZVRPP Kavajë XH.D., R.RR., F.M. dhe A.Q., si dhe tre ish-Specialistët juristë e inxhinier K.K., H.K., dhe H. S., në shkelje të dispozitave ligjore, akuzohen për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”
PDF - Njoftimi i plotë i Kontrollit të Lartë të ShtetitAuditi i KLSH ka zbuluar një sërë shkeljes ligjore të 7 të kallëzuarve të cilat janë si më poshtë: