TIRANE-Kontrolli i Lartë i Shtetit i kërkon kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj që të heqë dorë nga vendimi për shembjen e Teatrit Kombëtar deri kur të shprehet Gjykata Kushtetuese.

Në letrën që Report Tv ka siguruar, KLSH kërkon që të pezullohet cdo vendim për shembjen e Teatrit Kombëtar, pasi përpos kushteve që ndodhet vendi nga pandemia, Presidenti ka depozituar dy padi në Kushtetuese, njëra nga të cilat është pranuar që të shqyrtohet. Gjithashtu KLSH sjell në vëmendje protestën e grupit të artistëve. KLSH paralajmëron edhe një auditim të procedurës.

Rekomandimi i KLSH-së mban datën 14 maj, ditë që këshilli bashkiak Tiranë vendosi për shembjen e Teatrit Kombëtar. Si për ironi të fatit letra e KLSH-së mban firmën e kryetarit të këtij institucioni Bujar Leskajt, i cili në vitin 2007 kur ishte ministër Kulture i qeverisë Berisha e 'harroi' godinën e Teatrit Kombëtar që ta fusë në listën e objekteve të mbrojtura si monument kulture. 

13 vite nga raporti i 2007 ku e la jashtë listës së objekteve të mbrojtura si trashëgimi kulturore, sot Bujar Leskaj thotë se teatri Kombëtar është vlerë e trashëgimisë kulturore dhe identitetit kombëtar.

Letra e KLSH