KLSH: M.Brendshme shkelje me
tenderat, dëmi 225.6 milionë lekë
KLSH audit në Ministrinë e Brendshme për periudhën 1 janar 2011 deri në 31 gusht 2012. Rezulton shkelje me tenderat, të kryera nga Komisioni i Prokurimit Publik dhe veçanërisht nga kryetari i tij. Dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit kap vlerën e 225.6 milionë lekëve.
TIRANE - Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton shkelje pas auditit të bërë në Ministrinë e Brendshme. Kontrolli mësohet se është kryer për periudhën 1 janar 2011 deri në 31 gusht 2012. Në përfundim të zbatimit të të gjithë procedurave të përcaktuara, u konstatuan shkelje të ligjit “Për prokurimin publik”, të kryera nga Komisioni i Prokurimit Publik dhe veçanërisht nga kryetari i tij, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit dëm ekonomik në total në vlerën 225.6 milionë lekë.
Drejtoria e Përgjithshme e Zhvillimit të Prokurimeve të Përqendruara (DPZHPP) në Ministrinë e Brendshme me cilësinë Autoriteti Kontraktor, në disa procedura prokurimi ka kualifikuar në përputhje me rregullat e prokurimit disa operatorë ekonomik të cilët kanë paraqitur ofertat e tyre në vlera më të vogla se sa operatorët e tjerë pjesëmarrës. Disa operatorë të tjerë pjesëmarrës në tender të interesuar për të dalë fitues, kanë paraqitur ankim administrativ pranë Komisionit të Prokurimit Publik (KPP) për këto procedura.
"Autoritetet Kontraktore, Reparti Ushtarak nr. 1030, Poshnjë dhe Reparti Ushtarak 1001, Zall-Herr, mbi këtë bazë kanë lidhur kontratat me operatorët ankimues (fitues sipas vendimeve të KPP-së), duke i shkaktuar buxhetit të shtetit dëm ekonomik në vlerën 225.6 milionë lekë, respektivisht, 163.8 milionë lekë në procedurën e prokurimit për ”Shërbimin e gatimit dhe shpërndarjes së ushqimit (Katering) për Repartin Ushtarak 1030, Poshnjë’’ dhe 61.8 milionë lekë në procedurën e prokurimit për “Shërbimin e gatimit dhe shpërndarjen e ushqimit për Repartin Ushtarak 1001, Zall-Herr”, bëhet e ditur në njoftimin për shtyp të KLSH-së.
KLSH thotë se Komisioni ka vepruar në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik, sepse ka skualifikuar në kundërshtim me rregullat e prokurimit operatorët ekonomik të cilët kanë paraqitur ofertat në vlera më të ulëta. KLSH ka depozituar kallëzim penal pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për konsumim të figurës së veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, neni 248 të Kodit Penal të RSH për Kryetarin e Komisionit të Prokurimit Publik, z. E. S. dhe 3 anëtarë të këtij Komisioni.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38%
-
Jo
53%
-
Nuk e di
9%
Vota total: 2348
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aksident tragjik në aksin 'Shkodër-Koplik' mëngjesin e sotëm, automjeti përplasi për vdekje 80-vjeçarin
26 Nëntor, 08:15
-
Lufta në Ukrainë, sulm i ri rus me dron në Kiev
26 Nëntor, 07:56
-
'Travel and Tour World': Shqipëria, një yll në rritje në turizmin evropian
26 Nëntor, 07:38
-
Rikthehet Broja, sulmuesi gjen minutat e para për këtë sezon me Everton U-21
26 Nëntor, 07:28
-
Lufta/ Hamasi e mirëpret një armëpushim mes Izraelit dhe Hezbollahut
26 Nëntor, 07:16
-
Buxheti 2025, Kuvendi shpërndan para shtesë për institucionet e drejtësisë
26 Nëntor, 07:06
-
Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?
25 Nëntor, 22:54
-
Operacioni i SPAK/ Banushi te ‘5 Pyetjet’: Fetahu përdorte bandat për të goditur gazetarët! Prençi: Ura lidhëse mes Suel Çelës dhe prokurorëve e gjyqtarëve
25 Nëntor, 22:53
-
Në pranga me urdhër të SPAK, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu porositi vrasjen e gazetarit Saimir Kodra, krimi do të kryhej nga grupi Çopja
25 Nëntor, 22:34
-
Trump: Akuzat penale ndaj meje ishin rrëmbim politik, demokratët shpërdoruan taksat e amerikanëve për të goditur
25 Nëntor, 22:17
-
Vrasja e 14-vjeçarit në Fan Noli, pretendimi i Prençit: Dyshohet se 5 persona u përfshinë në sherr, një prej autorëve e ka prindin në polici
25 Nëntor, 22:09
-
Nga Suel Çela tek i vëllai, Report Tv zbardh emrat e 21 masave të sigurisë
25 Nëntor, 22:00