Forcimi i bashkëpunimit në fushën e të drejtave të njeriut, shkëmbimi i eksperiencave dhe hartimi i projekteve në këtë fushë. Këtë përmban në thelb marrëveshja e bashkëpunimit e nënshkruar gjatë ditës sotme mes Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Komitetit Shqiptar të Helsinikit.
 
Kreu i KLSH, Bujar Leskaj, pohoi se institucioni që ai drejton ka qenë në vazhdimësi i hapur për bashkëpunime të tilla dhe ka eksperienca të mira në këtë drejtim dhe me OJF të tjera, kryesisht në tre vitet e fundit.
 
Nënshkrimi i marrëveshjes me Komitetin Shqiptar të Helsinkit e plotëson këtë kuadër dhe është një vlerë më tepër në këtë drejtim sepse fusha e aktivitetit te këtyre organizatave është e ndryshme dhe plotësojnë në mënyrë të natyrshme njëra tjetrën.
 
Vjollca Meçaj, Drejtore Ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit vlerësoi bashkëpunimin me KLSH-në si një institucion shumë i rëndësishëm kushtetues dhe në këtë kuadër u angazhua se organizata e saj do të kontribuoje për gjithçka që është në shërbim të vendit.
 
Nëpërmjet realizimit të kësaj marrëveshje, KLSH është në përmbushje të detyrave për ngritjen e kapaciteteve dhe rritjen e standardave profesionale në auditim, nëpërmjet trajnimeve, ëorkshop-eve dhe aktiviteteve të tjera të përbashkëta.
 
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)