KLSH marrëveshje bashkëpunimi
me Fakultetin e Gjeologjisë

KLSH marrëveshje bashkëpunimi<br />me Fakultetin e Gjeologjisë
TIRANE - Më 17 qershor, prof. dr. Përparim Hoxha, dekan i Fakultetit të Gjeologji-Minierave të Universitetit Politeknik të Tiranës dhe dr. Bujar Leskaj, kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit, nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet KLSH dhe Fakultetit, sipas së cilës stafi shkencor do të kontribuojë në përmirësimin e veprimtarisë audituese të KLSH në fusha specifike si dhe në trajnime të ndryshme për punonjësit e KLSH.

Bashkëpunimi konkret në fakt ka nisur disa muaj më parë, përmes një cikli të plotë leksionesh mbi analizën e riskut.

Marrëveshja nënshkruhet nën frymën e Deklaratës së Limës, kushtetutës së institucioneve të auditimit më të lartë, e përkatësisht Nenit 9 të saj, i cili sanksionon të drejtën e institucioneve të auditimit suprem për t’u konsultuar dhe për të përdorur opinionet e ekspertëve edhe në fusha të tjera përveç kontabilitetit ose auditimit, që mund të përfshijnë njohuri të thelluara në lidhje me çështje të tilla si vlerësimi i instrumenteve financiarë kompleksë, i tokës, i burimeve të tjera natyrore, i naftës dhe rezervave të gazit, etj.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 17.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Stacioni policor në Zveçan sulmohet me dy granata dore

Kosovë/ Stacioni policor në Zveçan sulmohet me dy granata dore