KLSH padi ish-drejtorit të Ujësjellësit
Durrës, miliona lekë dëm nga shkeljet 

KLSH padi ish-drejtorit të Ujësjellësit<br />Durrës, miliona lekë dëm nga shkeljet 
TIRANË - Kontrolli i Lartë i Shtetit ka depozituar në Prokurori kallëzim penal ndaj ish-drejtorit të përgjithshëm të Ujësjellës Kanalizime në Durrës, Doklat Ademi, pas një sërë shkeljesh të gjetura në përfundim të auditimit.
 
Auditimi ka konstatuar shkelje të ligjshmërisë në procedurat e tenderimit, në lidhjen dhe zbatimine kontratave për ndërtime, rikonstruksione, pajisje e makineri, (investime), etj. Këto shkelje kanë shkaktuar një dëm prej rreth 10 milionë lekë institucionit.

Për shkeljet e mëposhtme ish-Drejtor i Përgjithshëm i UK Durres Doklat Ademi, nëse do të shpallej fajtor mund të dënohet deri në 7 vite burg.
 
Shkeljet më kryesore të shkaktuara nga ish- drejtori i përgjithshëm të Ujësjellës Kanalizime në Durrës janë:
 
1. Në tenderin me objekt “Ndërtim emergjent i rrjetit shpërndarës të furnizimit me ujë të zonës Spitallë – Porto Romano - Bisht Pallë”, UKD ka aplikuar metodën e prokurimit “Negocim pa botim paraprak të njoftimit të kontratës”, ne kundershtim me kërkesat e Ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik” i ndryshuar.Shmangia e konkurrencës ka sjellë pamundësinë e pjesëmarrjes së operatorëve të tjerëekonomikë, pasi kjo procedurë nuk bëhet e njohur përtej operatorëve të ftuar.
Metoda e mesiperme e prokurimit nuk duhej te ndiqej, pasi:
a. Nuk është justifikuar nëse ka qenë e mundur ndjekja e procedurave standarde të prokurimit mbi ose nën kufirin e ulët monetar.
b. Nuk është vërtetuar, dokumentuar dhe argumentuar se nevoja ekstreme apo situata emergjente nuk është shkaktuar nga veprimi a mosveprimi autoritetit kontraktor, pasi korrespondenca e mbajtur me Drejtorinë Rajonale të Shëndetësisë, për evidentimin e problematikës që ka çuar në zgjedhjen e procedurës së negocimit pa shpallje të zhvilluar në Maj 2013, për “Ndërtim emergjent i rrjetit shpërndarës të furnizimit me ujë të zonës Spitallë –Porto Romano- Bisht Pallë”,daton që në Shkurt 2013, dhe konkretisht me shkresën nr.188 prot,datë 25.02.2013, të protokolluar nga UKD SHA me shkresën nr.267 prot, datë 05.03.2013.
c. Nuk është vepruar me negocimin e blerjes së pajisjeve të nevojshme për kapërcimin e situatës së emergjencës, por kjo procedurë është përdorur për kontratën, e cila është parashikuar të realizohet në një periudhë kohe të mjaftueshme për realizimin e procedurave normale.
d. Krahas krijimit të situatës emergjente dhe marrjen e masave për përballimin e saj, duhet që njëkohësisht të merreshin masat për realizimin e procedurës normale të prokurimit.
 
2. Nga auditimi i zbatimit të kontratës “Rikonstruksion i linjës së ujësjellësit Lagje 14, Shkozet Durrës”, ka rezultuar se Ish-drejtori i UKD D. A., ka nënshkruar shtesë kontrate në masën 20 %, me vlerë 4,595,700 lekë. Realizimi i shtesës së kontratës, pa realizuar procedura normale prokurimi, bie ne kundërshtim me VKM nr. 1, datë 10.01.2007 “Për rregullat e prokurimit publik” i ndryshuar. Kreu. Pika 5. Iv, Par. 7.

3. Gjatë zbatimit të kontratës“Përmirësimi i furnizimit me Ujë Lagje Perimore, Bashkia Sukth”,ish-Drejtori i Përgjithshëm i SHA Ujësjellës Kananlizime Durrës, D. A. ka lidhur kontratë shtesë në masën 20 % kontratës bazë, me vlerë 3.294.857 lekë, pa T.V.SH., veprim në kundërshtim me VKM nr. 1, datë,10.01.2007 “Për rregullat e prokurimit publik” i ndryshuar me VKM nr.135, datë 03.02.2008.
 
4. Nga auditimi i zbatimit të kontratës“Rikonstruksioni i godinave të shoqërisë UK Durrës”, është konstatuar se punimet nuk janë realizuar sipas kontratës. Punimet e përshkruara në librezën e masave nuk reflektojnë punimet e realizuara në fakt. Ky veprim bie në kundërshtim me Udhëzimin e KM nr. 1, datë 16.06.2011 “Për disa ndryshime në udhëzimin nr. 3, datë 15.02.1001 të KM “Për mbikëqyrjen dhe kolaudimin e punimeve të ndërtimit”, të ndryshuar Pika 3.2.Si pasojë e veprimeve të mësipërme, është shkaktuar dëm ekonomik me vlerë 3,353,229 lekë (2,794,358 + TVSH), ose 30 % e vlerës së kontratës.

Punimet nuk i janë nënshtruar procesit të kolaudimit, veprim në kundërshtim me Ligjin nr. 8402, datë 10.09.1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit” i ndryshuar, neni 12.
 
5. Si rezultat i largimeve nga puna pa shkaqe të arsyeshme, UKDurrës Sh.a. për periudhën objekt auditimi është penalizuar nga vendimet e gjykatave në shumën 1,938,007 lekë. Për këto arsye shoqëria është penalizuar edhe nga vendime të marra para periudhës së auditimit por që likuidimet vazhdojnë edhe gjatë periudhës së auditimit me vlerë 1,897,741 lekë. Penalizimet janë rënduar akoma më shumë si rezultat i mungesës së ekzekutimit vullnetar të këtyre vendimeve.
 
Për shkeljet e mësipërme dhe të tjera, KLSH ka kryer kallëzim penal në Prokurori me Nr. 526/ 12 i Prot dhe datë 15.09.2014. ndaj D. A., ish-Drejtor i Përgjithshëm i UK Durres Sh.a., , në cilësinë e Titullarit të Entit Kontraktor, për konsumimin e figurës së veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publikë”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh

Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh