TIRANE - Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur kallëzimin për dy ish-Përgjegjës të Sektorit doganor në Porto-Romano, për 9 shkelje që i kanë kushtuar shtetit 4.7 milionë $.
Lajmi bëhet i ditur nga vetë KLSH përmes një njoftimi për shtyp, sipas së cilës, ka nisur kallëzimi penal për personat K.RR. dhe D.K., ish-Përgjegjës të Sektorit në Porto-Romano, të cilët në mospërmbushje të detyrës së tyre funksionale dhe në shkelje të dispozitave ligjore, kanë konsumuar veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.
Gjithashtu Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur kallëzim penal edhe ndaj ish-auditueses me inicialet E.T pasi ka penguar hetimet për karburantet në Porto-Romano, çka ka shkaktuar një dëm ekonomik në vlerë 5,267,789 lekë, që i përket vitit 2011.
Sipas KLSH është favorizuar një operator ekonomik, krahasuar me 10 operatorët e tjerë që operojnë në të njëjtën fushë, duke sjellë pabarazi në treg. Po ashtu janë zhdukur dosjet e investigimit për subjektet me qёllim pranimin e çmimit me transaksion, në pёrllogaritjen e vlerёs doganore, veprim i cili ka sjellë të ardhura të munguara në Buxhetin e Shtetit në vlerën 376 milionë lekë.
Kontrolli i Lartë i Shtetit nënvizon se asnjë kontratë e operatorëve ekonomikë me eksportuesin, si dhe dokumetacioni shoqёrues i praktikave doganore, nuk përmbush elementët ligjorë. Ndërkohë janë konstatuar mangësi gjatë zhdoganimit të mallrave në Sektorin e Anijeve me efekt financiar negativ në vlerë 11,213,042 lekë.
Po ashtu, sipas njoftimit të dhënë, KLSH ka rekomanduar, 19 masa organizative, 8 masa për shpërblim dëmi në vlerën 478,215,554 lekë, si dhe masa administrative gjobë për 58 subjekte ne vlerë totale 3,950,000 lekë.
PDF - Njoftimi i plotë i KLSH dhe shkeljet e konstatuaraRedaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
74.8%
-
Jo
21.5%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 2608
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Itali/ Trafikonte kokainë me postë përmes rrjetit WhatsApp, 30-vjeçari shqiptari kapet dhe me drogë të fshehur në pjesët intime! 50 euro doza
10 Janar, 21:10
-
Vrau me armë ukrainasin e pastrehë tre muaj më parë në Itali, shqiptari arrestohet në Slloveni! Mbante dhjetëra identitete të rremë, i skeduar për krime
10 Janar, 20:43
-
Jo vetëm zjarre shkatërruese, nis vala e plaçkitjeve në Los Anxhelos, thirret shtetrrethim
10 Janar, 20:43
-
Siguria në shkolla, ajo rrugore dhe kibernetike, Proda pret nxënësit në Policinë e Shtetit: Mundësi e artë për maturantët te Akademia e Sigurisë
10 Janar, 20:12
-
Shitblerje e paligjshme energjie? Avokati i Bardhit sfidon Ballukun: Bëhu gati të shkosh në SPAK, ku shkuan 180 mln euro
10 Janar, 20:12
-
‘Studio Live’/ Sulo: SPAK shtyp frenat ndaj Ramës dhe gazin ndaj opozitës! Dash Sula: Më mirë votat e emigrantëve t’i numërojë KQZ, se në rrethe i vjedhin bandat e kryeministrit
10 Janar, 19:50
-
‘E pamundur 5%’, NATO kundër planeve të Trump për rritjen e shpenzimeve ushtarake
10 Janar, 19:49
-
Kriza ekonomike, Barcelona nxjerr në shitje dollapin e Lionel Messit
10 Janar, 19:48
-
Përmbysja zhyt Tiranën, Vllaznia merr komandën e Superligës! Zhgënjen Dinamo, Bylis ia bën ters 2025
10 Janar, 19:46
-
Pse larja e fytyrës një herë në ditë është më se e mjaftueshme
10 Janar, 19:41
-
Janari i ftohtë dhe i kushtueshëm, 13 mln € import energjie! 950 mijë € kostoja vetëm për një ditë
10 Janar, 19:37
-
Zgjedhjet në ‘Studio Live’/ Dash Sula: Të kihet kujdes me listat e deputetëve, që PD të mos bjerë sërish në krizë! Sulo: Rama po eliminon zërat kundër në parti
10 Janar, 19:30