Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në prokurori 5 zyrtarë të bashkisë Ura Vajgurore. Pas auditit të KLSH-së doli se këta zyrtarë kanë kryer veprime dhe mosveprime të kundërligjshme gjatë ushtrimit të detyrës si anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO), si dhe Juristi i Njësisë së Prokurimit (NJP) në kryerjen e procedurave të prokurimit publik, të cilat përbëjnë mospërmbushje të detyrës dhe moszbatim të ligjit.

Pasi u konstatuan një sërë shkeljesh të dispozitave ligjore KLSH ka kryer kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për R.SH., nënkryetare e bashkisë dhe në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO), I.B., në cilësinë e Kryetarit të KVO, V.M., në cilësinë e anëtarit të KVO, N. XH., në cilësinë e anëtarit të KVO dhe E.Gj.. në cilësinë e Juristit dhe anëtarit të Njësisë së Prokurimit Publik, për konsumim të elementëve të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.


Edhe pse është kryer katër herë procedura e prokurimit nga ana e Autoritetit Kontraktor, nuk është lidhur kontratë me shoqërinë, e cili plotësonte kriteret për t’u shpallur fituese, por pastrimi i qytetit është kryer me tre shtesa kontratash të lidhura me tjetër shoqëri.

Procedura e katërt, rezulton se nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave është kualifikuar e shpallur fitues një operator ekonomik i cili nuk përmbushte kërkesat dhe specifikimet e përcaktuara.  Nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave janë skualifikuar padrejtësisht dy operatorë ekonomik për mungesë dokumentacioni, kur në fakt plotësojnë kërkesat dhe specifikimet sipas dokumentet standarde. Këta zyrtarë nuk kanë zbatuar vendimin e Komisionit të Prokurimit Publik për të lidhur kontratën e shërbimit me operatorin ekonomik i cili plotësonte kërkesat për tu shpallur fitues, madje kanë zhvilluar një tjetër procedurë prokurimi me objekt



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)