KLSH padit Ylli Pangon për mbi
10 milionë lekë dëm shtetit
Gjatë një kontrolli të ushtruar në Agjencinë e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit, KLSH ka bërë kallëzim penal ndaj drejtorit të përgjithshëm të kësaj agjencie, Ylli Pango për shpërdorim detyre. Dëmi ekonomik në buxhetin e shtetit i shkaktuar nga ky institucion arrin mbi 10 milionë lekë të reja.
TIRANË - Kontrolli i Lartë i Shtetit padit në prokurori të tjerë zyrtarë të shtetit. Gjatë një kontrolli të ushtruar në Agjencinë e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit, KLSH ka bërë kallëzim penal ndaj drejtorit të përgjithshëm të kësja agjencie, Ylli Pango për shpërdorim detyre, pasi janë konstatuar mjaft parregullsi dhe shkelje të legjislacionit. Dëmi ekonomik në buxhetin e shtetit i shkaktuar nga ky institucion arrin mbi 10 milionë lekë të reja.
Sipas njoftimit zyrtar nga KLSH, janë evidentuar shkelje të ligjit në 3 projekte në bashkëpunim me subjekte private, nga 50 të miratuara gjithsej. Gjithashtu, gjatë kontrollit janë hasur shkelje të ligjit edhe me shpenzimet e kryera për udhëtime dhe dieta jashtë vendit, mosmiratim i Rregullores së Brendshme të funksionimit të Agjencisë e cila ka bërë që anëtarët e komisioneve të vlerësimit të përzgjidhen nga Drejtori i Përgjithshëm i AKTI-së pa konkurrencë dhe pa u bazuar në ndonjë kriter apo ndonjë procedurë të përcaktuar më pare; mosdorëzim në Këshillin e Ministrave dhe në Agjencinë e Prokurimit Publik të regjistrave vjetorë të parashikimit dhe realizimit të prokurimeve për vitin 2010, 2011 dhe 2012.
Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, bordi Drejtues i Agjencisë ka funksionuar pa sekretar, i cili zgjidhet nga anëtarët e tij, në kundërshtim me ligjin. Përgjegjësia për këto parregullsi dhe shkelje financiare, sipas raportit përfundimtar të auditit të KLSH për periudhën 01 mars 2010 deri më 30 shtator 2012, bie mbi drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit, Ylli Pango.
Krahas kesaj padie, KLSH ka kërkuar shkarkim nga detyra për zotin Pango dhe largim nga shërbimi civil për Drejtorin e Drejtorisë së Programeve Kombëtare në këtë agjenci.
Agjencia e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit (AKTI) është një institucion publik, nën varësinë e Këshillit të Ministrave i krijuar me vendim të Këshillit të Ministrave dhe që ka nisur punën në mars 2010.
Vetëm 3 ditë më parë KLSH paditi 4 zyrtarë të tjerë pas një auditimi në Ministrinë e Punës Cështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.
Redaksia Online
(g.m/e.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
21.9%
-
Të gabuar
71.2%
-
Nuk e di
6.9%
Vota total: 539
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Durrës/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe shitje narkotikësh, arrestohet 41-vjeçari (EMRI)
27 Nëntor, 12:41
-
VIDEO/ Pak sekonda në fushë, Jasir Asani shënon golin e 7-të në Championsin aziatik
27 Nëntor, 12:40
-
Komisioni për Ekonominë dhe Financat miraton Buxhetin 2025, më 3 Dhjetor kalon në seancën plenare në Parlament! Mbi 2,7 mld lekë shtesa
27 Nëntor, 12:39
-
DOSJA/ '1 milimetër afer zemrës!' SPAK identifikon 'marinsin' që pagoi Suel Çela për atentatin ndaj Ardjan Çapjas! Bleu snajperin 50 mijë euro në Kosovë
27 Nëntor, 12:36
-
Gurabijet 5-lekëshe të nostalgjisë nga zonja Albana
27 Nëntor, 12:22
-
Tartë me perime me petë sfoliat nga zonja Albana
27 Nëntor, 12:16
-
‘Të kam xhan’, zbardhen bisedat mes ish-kryegjyqtares dhe Suel Çelës: Ti më ke mua, unë të kam ty
27 Nëntor, 12:08
-
Sallatë pikante me patëllxhanë nga zonja Albana
27 Nëntor, 12:05
-
Dosja/ 'Ja kam tregu të gjitha shokut... Qysh e tham zoti un ti zjarrmi dhe shoku..' Dalin bisedat e anëtarit të grupit të Suel Çelës me Dedan Gjonin
27 Nëntor, 12:00
-
Humbja tenistike në Champions League, Qazim Laçi: Ç’të them, gjithçka e gabuar
27 Nëntor, 11:58
-
GJKKO liroi Berishën, Jozefina Topalli: Forca e së drejtës është më e madhe se pushteti i padrejtësisë
27 Nëntor, 11:50
-
GJKKO liroi Berishën, Bardhi: Fitore politike e tij! Iu pengua për 1 vit aktiviteti liderit të opozitës
27 Nëntor, 11:41