Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzon në prokurori 8 ish zyrtarë të hipotekave, ndër ta dhe ish-drejtori Fetah Hasani, ndërsa i kërkon organit të akuzës që të marrë në konsideratë dhe nisjen e hetimeve pasi ka indicie penale për shpërdorim detyre dhe nga kreu aktual i ZRPP Tiranë. Në kallëzimin e depozituar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për dëmimin ekonomik në vlerën e 200 mijë eurove kërkohet që dhe mbi drejtuesin aktual të Hipotekës Tiranë të mbahet në konsideratë nisja e hetimeve. Nga auditimi ka rezultuar se ishzyrtarët dhe zyrtarët e hipotekave kanë kryer 8 shkelje përfshirë nga mos arkëtimi i taksës së kalimit të pronësisë nga investitorët deri tek shitja e një prone dhe pse me vendim Gjykate ishte kthyer shtetit. Ndër pronat që këta zyrtarë kanë lejuar hipotekimin ka dhe nga ato që ndodhen në argjirnaturën e lumit lanë thotë KLSH në kallëzimin e depozituar në prokurori.
Kallzimet Bazuar në shkeljet e konstatuara dhe të evidentuara në mënyrë më të detajuar në Raportin e Auditimit, KLSH ka depozituar pranë Prokurorisë së Rrethit Tiranë kallëzimin penal (nr. 703/22, datë 20.01.2016) penal për 8 persona, ish-nëpunës të ZVRPP Tiranë (2 ish-Drejtues F.H dhe E.B. dhe 6 ish-përgjegjës zone dhe ish-specialist E.D, B.H, H.Xh, F.B, N.Z. dhe E.Q.) me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit penal, si dhe indicie penale (nr. 703/23, datë 20.01.2016) për 11 persona (drejtuesin aktual të ZVRPP Tiranë, 3 ish-Drejtues, 3 jurist dhe 4 përgjegjës zone) për mosndjekje dhe mosevidentim të pajustifikuar të proceseve gjyqësore dhe administratve lidhur me 37 vendimet marrë nga Gjykatat dhe KVVTP. Në total dëmi ekonomik i konstatuar nga auditivi i KLSH-së arrin në rreth 298.52 milion lekë.
96 rastet Sipas kallëzimi në total janë 96 raste për të cilat janë gjetur veprime me shkleje ligjore, ndërsa të ndara sipas shkeljeve KLSh ka 8 kallëzime penale, 11 indicie penale dhe 30 kërkessa për shkarkim të punonjësve të hipotekës. Auditi i kontrollit të lartë të shtetit ka nxjerrë në pah se në 5 vite packa kërkesave apo ankesave të qytetarëve vetëm 37 % e tyre kanë arritur të marrin një përgjigje dhe 63 % as nuk janë parë pfare nga zyrtarët e hipotekave duke shkelur në këtë mënyrë ligjin.
Shkeljet KLSH konstaton se është regjistruar objekti i një qendre tregtare pa llogaritur e arkëtuar detyrimin prej 171 milion lekë. Mosllogaritje dhe mosndalimin ndaj disa investitorëve të pallateve të detyrimeve të tyre në lidhje me taksën e kalimit të pronësisë. Po ashtu është lejuar tjetërsimi e shitja e pronës së kthyer “shtet” nga Gjykata. Është hequr kufizimi për pasuri të përfituara në kundërshtim me ligjin të cilat ishin përfituar si “tokë pa fryt” ndërkohë që ndodheshin mbi argjinaturën e lumit “Lanë”. Hequr kufizimi për një sërë pasurish të tjera, pa patur asnjë shkak ligjor dhe pa plotësuar dokumentacionin ligjor të kërkuar. ”Regjistruar një sërë pasurish “ndërtesë”, në mungesë dhe me parregullsi të dokumentacionit duke shtuar në disa raste edhe sipërfaqjen e pasurisë dhe shkaktuar mbivendosje. “Vetëm si pasojë e mosbashkëpunimit me KVVVTP nga 2209 kërkesa të paraqitura i është kthyer përgjigje vetëm për 37% të tyre”, thekson raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Redaksia Online
(S.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.8%
-
Jo
51.2%
-
Nuk e di
2%
Vota total: 12881
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Munguan pa arsye, Spiropali ‘u mban’ pagat 21 deputetëve! Emrat e 4 deputetëve që shënuan rekord
12 Janar, 15:48
-
VIDEO/ Genoa i falet Frendrup, mposht 1-0 Parmën
12 Janar, 15:42
-
GOLAT/ Genoa mposht Parmën dhe e lë në fund, Asllani asist te Interi! Në fushë Roma e Napoli
12 Janar, 15:40
-
Hungari, rriten çmimet e naftës pas sanksioneve amerikane ndaj Rusisë
12 Janar, 15:31
-
SPAK arreston Kreshnik Farrukun: Nga Durrësi organizatonte pritjen dhe magazinimin e drogës në Itali! Në 6 muaj trafikuan kokainë me vlerë 5 mln euro
12 Janar, 15:28
-
VIDEO/ Ndalini kritikat dhe shijoni mrekullinë e Kristjan Asllanit nga 50 metra, Interi kalon në avantazh
12 Janar, 15:26
-
Zgjedhjet parlamentare/ Basha: Diaspora ka qenë gjithmonë shtylla e ekonomisë së vendit, tani vendosni vetë për të ardhmen e Shqipërisë
12 Janar, 15:24
-
Proda takim në Akademinë e Sigurisë, marrin pjesë Prokuroria e BKH: Lufta ndaj të keqes nuk mund të bëhet vetëm. Bashkëpunim për të goditur krimin
12 Janar, 15:17
-
VIDEO/ Mes erës së fortë dhe dëborës, elektriçisti në Lezhë sfidon kushtet atmosferike për të rikthyer energjinë
12 Janar, 15:09
-
Pogradeci zbardhet nga dëbora! Në zonat e thella lëvizja e detyrueshme me goma dimërore e zinxhirë (VIDEO)
12 Janar, 15:03
-
Berisha në 34 vjetorin e krijimit të PD-së në Lezhë, sfidon Ramën: Sa rri e flet me veten në makinë, hadje dalim në debat publik
12 Janar, 14:53
-
Qëlloi me thikë bashkëmoshatarin, arrestohet 17-vjeçari në Fier
12 Janar, 14:49