Raporti sekret i KLSH, që flet për auditimin e Përputhshmërisë dhe Administrimit të Fondeve Logjistike “Arka Stok” në Bankën e Shqipërisë, jo vetëm që ekziston por ekzistenca e tij është fshehur nga arsye të paqarta nga disa institucione. Një burim pranë Prokurorisë së Përgjithshme, i tha gazetës “Shqiptarja.com” se raporti ka mbëritur nga KLSH, për të kryer hetime pasi dyshohet se disa zyrtarë të bankës kanë shkelur rregulloren dhe disa dispozita ligjore, kryesisht në procesin e marrjes në dorëzim të shumave financiare për shkatërim që sillnin Bankat e Nivelit të Dytë në thesarin e Bankës së Shqipërisë. Ky hetim nuk ka filluar asnjëherë nga prokuroria dhe raporti me shkeljet ligjore, personat e dyshuar dhe diferenca prej 21.5 milion euro të mungura, vijojnë të qëndrojnë në sirtarët e prokurorisë. Në të njëjtën periudhë me prokurorinë, raporti i hartuar nga gjashtë ekspertë të KLSH ka mbëritur dhe në adrresë të Bankës së Shqipërisë, drejtues e së cilës në atë kohë, janë vënë në dijeni për sasinë e parave të vjedhura dhe sasinë e parave që mungonin në thesarin e Bankës së Shqipërisë.Ka shumë gjasa që kjo gropë financiare në thesar, të jetë mbushur duke prerë monedhë të re, por nuk është e konfirmuar zyrtarisht. Shifra prej 21.5 milion euro është mbajtur sekret, me qëllimin e vetëm për të mos krijuar panik në tregun bankar, pasi publikimi i munges së parave, parashikohej të sillte në atë periudhë, tërheqjen e depozitave nga qytetarët dhe prishjen e ekulibrit bankar.
Mbajtja e sekretit
Çuditërisht, ky raport është mbajtur i papublikuar dhe nga institucioni i KLSH, të cilin nuk e ka publikuar në internet si raportet e tjera të përpiluara nga audite të ndryshme. Ndërkohë për mungesën e parave në bankën e Shqipërisë nuk janë njohur dhe deputetët e parlamentit. Askush nuk ka folur për ekzistencën e këtij raporti. Një burim i tha gazetës “Shqiptarja.com” se raporti konfidencial që flet për zhdukjen e 21.5 milion eurove nga thesari i shtetit, evidenton shifrën 713 milion lekëve, shifër kjo e deklaruar dhe nga ish-guvernatori Fullani. Sipas tij kjo shifër është vjedhur nga përgjegjësi i arkës stok dhe asaj në veprim, Ardian Bitraj. Por as Fullani, dhe askush nga krerët e institucioneve që janë njohur me këtë raport nuk kanë folur për shifrën e munguar në thesar, e cila sipas audituesve të KLSH është 21.5 milion euro. Sasia e vërtetë e parave të mungura në thesar është mbajtur sekret. Kjo shifër parash, ka qënë diferenca e munguar në thesar, pas verifikimit nga 2010-2014 dhe ballafaqimit të shumë dokumentave dhe procesverbaleve të marrjes në dorrëzim të lekëve me destinancion shkatërimin.
KLSH ka konstatuar shumë transaksione dalje nga llogaritë e bankës me argumentin e rimbulsimit të parave që kishin dorëzuar për shkatërim, por këto shifra nuk kanë pasur përputhshmëri me procesverbalet e hartuara nga zyrtarët e bankës. Punonjësit nuk kanë marrë në konsideratë procedurën ligjore dhe rregulloret në procesin e shkatërimit të lekëve dhe rimbulsimit të bankave, duke sjellë një dëm prej 21.5 milion euro.Për këtë sasi të madhe lekësh të munguar në thesar, KLSH ka informuar kryeprokurorin Llalla, që të hetonte dhe të çonte drejt përgjegjësisë penale personat përgjegjës, por në fakt prej dy vitesh nuk është kryer asnjë hetim në këtë drejtim.
Llalla asnjë hetim
Kryeprokurori Adriatik Llalla e ka kaluar në heshtje mungesën e parave në thesarin e Bankës së Shqipërisë. Megjithëse i vënë në dijeni për këtë fakt, kryeprokurori nuk ka nisur asnjë hetim penal, lidhur me këtë çështje, duke bërë që dosja të qëndrojë në sirtar.Prokuroria e Përgjithshme është mjaftuar vetëm me faktin e ngritjes së akuzës ndaj 19 personave të arrestuar për vjedhjen e 713 milion lekëve të reja dhe “Shpërdorim detyre”. Pas dënimit, të tyre dhe pafajësisë së ish-guvernatorit Fullani kjo çështje u haruar nga prokuroria. Momentalisht në gjykatën e Tiranës janë mbyllur të gjitha proceset gjyqësore për personat e akuzuar në skandalin e vjedhjes së Bankës së Shqipëri, përveç Elivar Golemit që vijon ende të jetë në proces gjykimi.
Redaksia online
a.n shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO