KLSH: U rritën detyrimet e prapambetura! Buxheti 2018 nuk u realizua aq sa ishte parashikuar

Ka zbritur në Komisionin e Ekonomisë projektligji për buxhetin faktik të vitit 2018. Të pranishëm në komision përfaqësues dhe auditues nga Kontrolli i Lartë i Shtetit kanë adresuar një sërë kritikash sa i takon buxhetit të kaluar. Zëvendës kryetarja e KLSH Lindita Lati, ka deklaruar se të ardhurat e buxhetit nuk janë realizuar aq sa ishte planifikimi, si dhe janë rritur detyrimet e prapambetura.

“KLSH ka kërkuar që t'i kushtohet më shumë vëmendje menaxhimit të financave publike. Të ardhurat e përgjithshme të buxhetit të shteti janë realizuar me 4.5% më shumë se në vitin e kaluar, por të parealizuar me 2.6% në raport me raportin vjetor. Detyrimet e prapambetura janë rritur me rreth 12 miliardë lekë krahasuar me një vit më parë, duke kapur shifrën e 48 miliardë në fund të vitit 2018” tha Lati.

Përsëri KLSH ka kërkuar më shumë vëmendje në nënshkrimin e kontratave koncesionare pasi ata janë një rrezik për ekonomisë.

“Konstatohen kontrata të lidhura me shuma më të larta sesa është përcaktuar fondi limit. Për vitin 2018 ka rezultuar se në 14 raste vlerat e prokuruar është më e lartë se fondi limit, duke krijuar një efekt negativ” theksoi zëvendëskryetarja e KLSH-së.

Ndërkohë nga ana tjetër mazhoranca buxhetin e vitit të kaluar e ka cilësuar të realizuar, madje relatorja e projektligjit Blerina Gjylameti ka listuar edhe disa nga arritjet e 2018-ës.

“Gjatë vitit 2018 ekonomia vijoi tendencën përshpejtuese dhe rritëse të ekonomisë. Kërkesa agregate ka vijuar të rritet duke sjellë rritje prodhimi dhe zgjerim të punësimit dhe përmirësimin e ekuilibrave kryesor ekonomik dhe financiar. Kontribut mjaft pozitiv dhanë investimet e huaja direkte që u rritën me 13%. Stoku i borxhit publik u reduktua në 67.2% të PBB” u shpreh Gjylameti.

Ndërkohë niveli i të ardhurave në vitin e kaluar ka arritur në 357.8 miliardë lekë, duke qenë vetëm 4.7 mld lekë më i ulët se ai i këtij viti

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat