TIRANE- Gjatë periudhës janar-shtator 2014, ekipet audituese të Kontrollit të Lartë të Shtetit kanë zbuluar parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm efektiv të përgjithshëm në shumën totale prej 10.824.579.000 lekë, si dhe shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në performancën e subjekteve të audituara, në shumën e përgjithshme prej 13.290.528.000 lekësh. Këto shkelje financiare janë kryer gjatë veprimtarisë ekonomiko-financiare për periudhën kohore 2011–2013, si dhe gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti.