Klubet dakordësi me qeverinë, futbolli në Premier League bëhet gati të nisë në qershor

Premier League shpreson të rinisë sezonin në mes të qershorit për të patur mundësinë ta përfundojë atë deri në fund të korrikut. Kjo është hipoteza më e mundshme dhe e pranuar nga 20 klubet e Premier League të cilat diskutuan nëpërmjet një videokonference pas udhëzimeve të fundit të qeverisë.

Në Angli së fundmi ka shpresë për rihapje tre javë pas mbylljes totale të vendit nga pandemia e koronavirusit. Për këtë arsye është parashikuar që skuadrat të rinisin stërvitjen në mesin e muajit maj, më shpresën se COVID-19 do ta lejojë, që më pas futbollistët të jenë në gjendje ti kthehen lojës së luajtur në fushë në datat 13-14 qershor.

Futbollit anglez më pas do të kishte shtatë javë për të luajtur 92 ndeshjet e mbetura të kampionatit, gjithmonë pa praninë e tifozëve në stadiume. Një mundësi kjo që do të shkonte në sinkron me atë që ka kërkuar UEFA, e cila muajin gusht e sheh si mundësinë për të zhvilluar kupat e Europës, me Champions League që siç është thënë do të diskutohet më 29 gusht në Stamboll.

Nëse e gjitha kjo do të mbesë një hipotezë, klubet e Premier League janë dakordësuar për një tjetër detaj. Bëhet fjalë për faktin që futbolli të mos nisë më për këtë sezon. Në këtë rast më pas nuk do të luhet para muajit tetor, gjashtë muaj pas ndeshjes së fundit zyrtare të luajtur në Angli.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë