Pas paraqitjes shumë të mirë të kombëtares shqiptare në Euro 2016 vlera e shumicës së lojtarëve kuqezinj në merkaton e futbollit është shumëfishuar. Tashmë lojtarët shqiptarë janë në vëmendjen e shumë klubeve europiane që po kërkojnë shërbimet e tyre.
Elseid Hysaj, Armando Sadiku, Ledian Memushaj e Arlind Ajeti kanë marrë ofertat e para. Por nëse për Ajetin është më e thjeshtë sepse mund të largohet nga Frosinone që ra nga Serie A, për të tjerët klubet e tyre nuk kanë ndërmend që të lëshojnë “vezën e artë” kaq shpejt. Klubet që zotërojnë kartonat e lojtarëve shqiptarë kërkojnë që të maksimizojnë fitimin pas paraqitjes spektakolare të kuqezinjve në stadiumet e Francës.
Agjneti i Hysajt: S’ka arsye për t’u larguar nga Napoli
Menjëherë pas interesimit të Barcelonës për mbrojtësin shqiptarin, ka reaguar agjenti i Elseid Hysajt, Mario Giuffredi, i cili ka deklaruar se 22-vjeçari nuk largohet nga Napoli. “Hysaj nuk është në shitje, ai ka treguar shumë me Napolin dhe ai është i lumtur në këtë qytet. Klubi dëshiron të rishikojë kontratën e tij, kështu që nuk ka asnjë arsye për t’u larguar.
Hysaj është i qetë, sepse unë mendoj se ai është i palëvizshëm nga krahu i djathtë, pavarësisht faktit që Napoli është duke kërkuar një mbrojtës si Fabinho nuk më mërzit”, deklaroi agjenti. Por pavarësisht deklaratës së agjentit vështirë që një lojtar do të refuzonte një ofertë kur vjen nga një nga klubet më të mëdha në botë dhe në ekip do të luante me një nga më të mirët në botë si Lionel Mesi. Megjithatë fjalën e fundit e ka vetë Hysaj pas Europianit që po zhvillon me Shqipërinë.
Zyrihu vë “veton” për Sadikun: Nuk largohet!
Historia e Armando Sadikut dhe Zyrihun, skuadrën që zotëron kartonin e tij, është sa e veçantë dhe ironike. Gjatë merkatos së janarit trajneri Sami Hypia e konsideroi të pavlefshëm duke e huazuar të skuadra e Vaduzit, më e kuotura për të rënë nga kategoria.
Fundi i sezonit ishte i dhimbshëm për Zyrihun. Vaduzi shmangu rënien falë golave të Sadikut, ndërsa në Challenge League shkoi skuadra që zotëron kartonin e 25-vjeçarit. Grumbullimi me kombëtaren, aktivizimi titullar, por mbi të gjitha goli i parë në finalet e europian i shënuar pikërisht nga Sadiku, ishte një tjetër shuplakë për drejtuesit e Zyrihut, që lejuan të largohej një sulmues me kaq shumë vlerë.
Një futbollist që shkëlqeu në Europian, sigurisht që e ka rritur vlerën në merkato. Është e paimagjinueshme që Sadiku të rikthehet te Zyrihu në Challenge League, por presidenti i këtij klubi, Ancillo Canepa, nuk dëshiron të heqë dorë nga sulmuesi, sidomos në këtë moment kur mund të përfitojë nga kartoni i tij. Numri një i Zyrihut thekson se askush nuk mund ta marrë Sadikun pa biseduar më parë me të.
Pasi sulmuesi kuqezi mbetet shumë i rëndësishëm për rikthimin e skuadrës në elitën e futbollit zviceran. Capena e dha paralajmërimin, mes Sadikut dhe Zyrihut pritet të nisë një betejë e ashpër, sepse vetë lojtari është shprehur se nuk ka ndërmend të kthehet te ky klub, edhe pse ka kontratë deri në vitin 2017. i kontaktuar nga mediat zviceranë, trajneri Gianni De Biasi u shpreh se Sadiku, i cili vuri në vështirësi mbrojtës të tillë si Rami dhe Kochielny, është i aftë të luajë në Serinë A. Një sulmues me kaq vlera, nuk mund të qëndrojë në katëgorinë e dytë në Zvicër.
Pescara nuk pranon oferta për Ledian Memushajn
Pescara blindon Ledian Memushajn. Drejtuesit e klubit abrucez duke parë edhe paraqitjet e shkëlqyera që ka bërë mesfushori i kombëtares shqiptare në sfidat ndaj Francës dhe Rumanisë në Euro 2016-të, kanë vendosur të refuzojnë cdo ofertë që mund tu vijë gjatë merkatos së kësaj vere për kapitenin e tyre.
Në ditët e fundit Bologna ka shfaqur shumë interes për Memushajn por sipas asaj që raportojnë mediat italiane Pescara nuk do ta lejojë largimin e 29-vjecarit vlonjat pasi kërkon që sezonin e ardhshëm të udhëhiqet nga një lider si Ledian Memushaj në kampionatin e Serisë A.
Me sulmuesin Lapadula që duket drejt largimit presidenti Sebastiani, dëshiron të mbajë me çdo kusht në skuadër Memushajn pasi nuk dëshiron që nga ekipi të largohet njëkohësisht dy beniaminët e tifozerisë si dhe dy futbollistët që luajtën një rol shumë të rëndësishëm në ngjitjen e “Delfinëve në Serinë A”.
Vetëm një ofertë e parezistueshme që mund të variojë nga 4,5 deri në 5 milionë Euro mund të bëjë që drejtuesit e Pescarës të heqin dorë nga mesfushori shqiptar. Oferta e parë e Bolognës për futbollistin ka qenë e përafërt me 2 milionë Euro, por falë paraqitjeve që ka bërë në Europian, kartoni i Memushajt tashmë vlen shumë më tepër.
Redaksia online
a.n shqiptarja.com
/Shqiptarja.com