Mediat në Angli kanë përsëritur dhe forcuar edhe njëherë thirrjen e fortë të Ligës së Premier League për të mbyllur me patjetër sezonin. Arsyeja mbi të gjitha është financiare, pasi sipas përllogaritjeve çdo klub elitar në një javë humbet 9 milionë stërlina.
Duke parë se kampionati është ndërprerë prej më shumë se gjashtë javësh thuhet se klubet kanë humbur në më shumë se 50 milionë paund. Për këtë arsye ata po mendojnë të marrin kredi deri në 100 milionë paund, në mënyrë që të mbulohen shpenzimet financiare të kësaj periudhe që aktiviteti është ndalur.
Ndërkohë, humbja financiare e kampionatit elitar të futbollit anglez vlerësohet të ketë kaluar 150 milion stërlina. Një arsye më shumë për të rinisur dhe mbyllur sa më shpejt sezonin. Në rast të kundërt, humbjet financiare do të shkonin deri në 1 miliard stërlina. Drejtuesit e Federatës dhe Ligës në Angli shpresojnë që kampionati të rinisë në fillim të qershorit dhe të mbyllet brenda muajit.