Klubi i Serie A i 'vendos syrin' Igli Tares

Klubi i Serie A i 'vendos syrin' Igli Tares

Igli Tare

Prej verës së shkuar Igli Tare nuk është më pjesë e Lazios dhe tanimë drejtori sportiv është në kërkim të një aventure të re. Ish-sulmuesi i Kombëtares s'e ka fshehur dashurinë për futbollin italian dhe pikërisht mund të ketë një rikthim në Serie A.

Është Fiorentina që po planifikon ndryshime në strukturë dhe nga Italia bëjnë me dije se mund të ketë variante të reja për të zëvendësuar drejtorin aktual, Daniele Prade.

"Violat" e presidentit Rocco Commisso duket se i kanë "vendosur syrin" Igli Tares, një njohësi të mirë të futbollit në Itali. Veç Fiores, edhe Napoli i Aurelio De Laurentiis e ka në plane Igli Taren, që duhet thënë se kishte interes dhe nga klubet e Premier League.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin

Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin