Klubi i Tiranës shkarkon trajnerin Erbim Fagu dhe zv.trajnerin Endri Vrapi

Klubi i Tiranës shkarkon trajnerin Erbim Fagu dhe zv.trajnerin Endri Vrapi

Erbim Fagu dhe Endri Vrapi

Klubi i futbollit Tirana ka shkarkuar trajnerin Erbim Fagu vetëm pak muaj pasi mori drejtimin. Klubi ka njoftuar se ka mbyllur bashkëpunimin edhe bashkë me ndihmës trajnerin Endri Vrapi.

Te Tirana pritet të emërohet shpejt trajneri i ri pasi klubi do luaje ne kupat e Evropës, por me Fagun dështoi të kualifikohej në ‘Final four’ dhe të luftonte për titull kampion në Superlige.

Postimi i plotë i Tiranës

FALEMINDERIT ERBIM FAGU

KF Tirana njofton se ka mbyllur me konsensus bashkëpunimin me trajnerin Erbim Fagu.

Klubi i Futbollit Tirana shpreh mirënjohjen e pamasë për teknikun, mbi kontributin e madh që trajneri Fagu ka dhënë gjatë gjithë rrugëtimit si bardh’ e blu dhe njëkohësisht i uron suksese në vazhdimësi.

Faleminderit Erbim për emocionet dhe punën tënde të palodhur! Gjithmonë një vend mes nesh!

FALEMINDERIT ENDRI VRAPI

KF Tirana njofton se zv. trajneri Endri Vrapi dhe klubi vendosën me konsensus për të ndërprerë bashkëpunimin.

Vrapi u bashkua me Tiranën gjatë këtij sezoni, duke qenë ndihmës trajner, teksa klubi e falënderon për punën dhe kontributin me ngjyrat bardh’ e blu, duke i uruar njëkohësisht suksese në karrierën e tij.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Kosova është Serbi', gazetari shqiptar përshëndet serbët me 'shqiponjën': Është zemra e Shqipërisë

VIDEO/ 'Kosova është Serbi', gazetari shqiptar përshëndet serbët me 'shqiponjën': Është zemra e Shqipërisë