Klubi më i vjetër në Shqipëri, Vllaznia feston ditëlindjen e 104-t

Klubi më i vjetër në Shqipëri, Vllaznia feston ditëlindjen e 104-t

Vllaznia

Më 16 shkurt 1919, para 104 vitesh u themelua i pari klub sportiv në Shqipëri, Vllaznia. Në të bënin pjesë disa disiplina sportive, mes të cilave edhe futbolli. Para kësaj date, në vitin 1908 futbolli u prezantua për herë të parë në Shqipëri, kur një prift maltez, Gut Ruter, solli një top futbolli në qytet, e bashkë me topin erdhi edhe loja e futbollit.

Klubi i parë i formuar ishte Indipendenca Shkodër, themeluar nga Palokë Nika në vitin 1912, por ndeshja e parë e futbollit do të organizohej vetëm në vitin 1913, ndeshje që u zhvillua mes Indipendencës dhe skuadrës austro-hungareze të formuar nga trupat detare. Kjo ndeshje, përpos të gjithave ishte edhe e para ndeshje ndërkombëtare që një ekip shqiptar luante, duke shënuar edhe në këtë pikë një rekord, por gjithashtu ishte i pari takim 90 minutësh i zhvilluar me nga dy pjesë 45 minutëshe.

Ndeshje u humb nga shkodranët me rezultatin 2-1, por gjithsesi vlerë kishte zhvillimi i takimit dhe përhapja që ky sport po merrte në vend.

Që futbolli pëlqehej, kjo u vu re tek masa e popullsisë që ndiqnin çdo takim, e nisur nga kjo u vendos që të krijohej një klub, një ekip, një vëllazëri, me qëllimin e vetëm që të përçohej edhe më tutje pasioni i të gjithë atij grupi në nderim të këtij sporti dhe sportdashësve.

Në 16 shkurt të vitit 1919 u vendos për themelimin e një shoqërie sportive, ku përfshinte shumë sporte e ndër të gjitha edhe futbolli. Kështu u themelua i pari ekip shqiptar i futbollit, që u vendos të quhej Vllaznia, në emër të bashkimit dhe të vëllazërimit, në emër të bashkëpunimit dhe të dëshirës për të ecur përpara.

Ndër themeluesit e shoqërisë "Vllaznia" mund të përmendim emrat e Hile Mosit që u zgjodh kryetar, Hysen Draçini nënkryetar, e Jonuz Tafili sekretar. Kryetari i degës së gjimnastikës u zgjodh Kolë Margjini. Kjo shoqëri do të luante një rol shumë të madh në zhvillimin e llojeve te ndryshme te sportit në vendin tonë. Madje pikerisht në Shkodër e kanë fillesën sporte si futbolli, çiklizmi, atletika, hipizmi, etj. Kjo shoqëri do të ishte e para shoqëri e këtij lloji në vendin tonë. Sa i përket futbollit, janë me qindra emra që kanë lënë gjurmë në sportin shqiptar, teksa kontributi i tyre i madh u dha edhe për ekipin kombëtar.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • gjergji: 17/02/2023 16:29

    Me perjashtim te Korces apo deri diku edhe Gjirokastra ishin qytete shume me pak te zhvilluar se sa Shkodra.Shkodra eshte patjeter krenaria kombetare e qytetrimit shqiptar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it