Marrëveshja e arritur mes Ministrisë së Financave dhe UniCredit Bank Austria AG bën fjalë për një hua të butë prej 3.500.000 eurosh për financimin e projektit të arsimit është bërë me kërkesë të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.
Vendimi i plotë i Këshillit të Ministrave për miratimin e huasë për arsimin elektronik
VENDIM PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË KREDISË PËR EKSPORT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, QË VEPRON NË EMËR TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE PËRFAQËSOHET NGA MINISTRIA E FINANCAVE, DHE UNICREDIT BANK AUSTRIA AG, PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT “ARSIMIMI ELEKTRONIK -SHQIPËRI –MODERNIZIMI I SISTEMIT ARSIMOR”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 26, të ligjit nr.9665, datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë në Republikën e Shqipërisë”, dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes së kredisë për eksport, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, që vepron në emër të Republikës së Shqipërisë dhe përfaqësohet nga Ministria e Financave, dhe UniCredit Bank Austria AG, për financimin e projektit “Arsimimi elektronik – Shqipëri - Modernizimi i sistemit arsimor”, me një hua të butë prej 3 500 000 (tre milionë e pesëqind mijë) eurosh, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)