Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka shtruar iftarin e parë të Ramazanit ku morën pjesë Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ErionVeliaj, Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Nevila Xhindi, përfaqësuestë komuniteteve fetare në vend, ambasadorëtë akredituar në Tiranë, drejtues të shoqatave të ndryshme dhe figura të jetës fetare e intelektuale të vendit tonë.
Kryetari i Komunitetit Mysliman Skender Bruçaj uroi që Ramazani i këtij viti të sjellë begati, paqe e mirësi mes shqiptarëve. Një mesazh urimi dha edhe Ministri Veliaj për të gjithë ata besimtarë myslimanë që i binden me përkushtim e sakrificë Zotit teksa u shpreh se bashkëjetesa fetare është shembulli ku ne i tregojmë Evropës se jemi populli i vetëm, ku ndërthurja e besimeve është i shënjuar në një të vetëm.
Komuniteti Mysliman e ka kthyer në traditë shtrimin e iftarit të parë të Ramazanit.
/Shqiptarja.com

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)