Koço Gjipali, Kujtimet dhe fotot
e panjohura të bandës “Vatra”

Koço Gjipali, Kujtimet dhe fotot<br />e panjohura të bandës “Vatra”
TIRANE - Aktivitetet në nderim të personaliteteve dhe bandës “Vatra” nisën me përshëndetjen e kryetarit të Federatës “Vatra”, Dr. Gjon Buçaj dërguar nga Amerika. Të tjera aktivitete si ekspozita me fotografi të bandës muzikore “Vatra” dhe bandave të tjera muzikore në Shqipëri, koncerti me partiturat e kësaj bande, kujtimet e paraardhësve dhe themeluesve të Vatrës në Shqipëri, si Prof. Ethim Dodona, Koço Gjipali, Ilia Tërpini, Shpresa Stefani, etj, bashkë me kumtesat e studiuesve sollën imazhin e një bande muzikore dinjitoze dhe elitare që u themelua në Amerikë nga emigrantët shqiptarë.

Të panjohurat për Bandën Vatra i sollën në kumtesat e tyre Prof. Ethim Dodona, me temën “Atdhetarizmin e tyre ato e shprehën me muzikë”, ku mes të tjerash Dodona theksoi se “Me kënaqësi pranova ftesën dashamirëse të muzikologut të njohur Vaso Tole për të mbajtur këtë kumtesë që për historikun e bandës kombëtare Vatra.

Kjo kënaqësi është e veçantë për mua sepse lidhet me kujtimin e babait tim Petro Themistokli-Dodona, i cili ka qenë anëtar i kësaj vatre duke i rënë saksit”. Me këtë rast profesor Dodona i bëri një portret edhe vetë themeluesit të bandës Vatra Thoma Nashit.

“Ata ishin fshatarë të thjeshtë dhe merrnin mësim nga një njeri me konservator” tha profesor Dodona për grupin e vatrës. “Sa i durueshëm ka qenë Thoma Nashi me ta. Por një gjë e lehtësonte punën dhe mbarëvajtjen e mësimeve; vullneti dhe atdhedashuria. Vinin të ndodhur nga puna e rëndë, e vetmja ditë pushimi ishte e diela dhe atë ditë ata stërviteshin”.

Një kumtesë interesante erdhi dje edhe nga z. Koço Gjipali, me temë “Qesen dhe shpirtin për shpëtimin e Shqipërisë”, kushtuar bandës “Vatra”, i cili prezantoi në publik edhe disa foto të rralla të kohës kur u themelua “Vatra”.

THËRRIME NGA TREGIMET E NJË VATRANI

Koço Gjipali për Bandën “Vatra ” dhe vullnetarët e saj të armatosur kishte dëgjuar që në rininë e hershme. “Edhe duke lexuar shumë më vonë për të, nuk më kish shkuar ndonjëherë në mendje se ato që dija, do të mundohesha t’ua tregoja të tjerëve... Ishte këmbëngulja e akademikut Vaso Tole, që do të më detyronte të gërmoja në xhepat e kujtesës për të mbledhur thërrime nga tregimet e babait tim për jetën e mërgimtarëve në Amerikë. ”.

Gjipali rrëfen: “Ka qenë vjeshta e vitit 1956 apo ‘57, kur në Sheshin e Flamurir në Vlorë, banda e qytetit po jepte koncert me rastin e festave. Im atë ndali këmbët. Pas një coppë here, ndoshta i mallëngyer, mërmëriti: :“Banda Vatra ishte më e madhe, më e mirë.

“Natyrisht veprimtaria e Bandës Vatra dhe trupave vullnetarë, sipas Gjiplait “ashtu si gjithë përpjekjet e organizatës politike panshqiptare “Vatra”, duhen parë në kuadrin e gjendjes ndërkombëtare të çështjes shqiptare.”

Pushtimi i shtetit shqiptar të pa ngritur në këmbë gjatë Luftës së I Botërore, Traktati i Fshehët i Londrës dhe kulisat e Fuqive të Mëdha për ta coptuar sërishmi Shqipërinë më Konferencën e Paqes në Paris, që do hapej zyrtarisht më 8 janar 1919, i vunë në alarm gjithë shqiptarët, duke krijuar një gjendje social –psikologjike të tensionuar për mbrojtjen e çështjes kombëtare më çdo sakrificë.

“Puna e palodhur e Thoma Nashit dhe e këtyre djemve pasqyrohet saktësisht në shprehjen e koncentruar të psikologjisë së emigrantëve :Qesenë dhe shpirtin për shpëtimin e Shqipërisë”, tha Koço Gjipali, djali i Vatranit, Aleko Gjipali.

KUJTIMET

Fotot e rralla të Vatranëve të vitit 1919

Në vitin 1916, siç e tregon edhe kjo foto, im atë Aleko Gjipali dhe kushëriri i tij Kozma Gjipali, së bashku me 3 bashkëfshatarë të tjerë, natyrisht për shkaqe ekonomike, por edhe për të mos shërbyer në ushtrinë greke, që kishte shpallur mobilizimin për të krishterët e jugut u gjendën punëtorë në Amerikë.(foto 2) ....

Ja disa dëshmi që kam dëgjuar nga goja e babait tim: “Kur u krijua Orqestra Vatra, punoja në Worcester. Ne fillim dhamë ndihma të vogëla, por kur ajo filloi të jepte koncerte ndihmat u shtuan, aq sa ne punonim për të 2 a 3 orë në javë. Kishte dhe 3 a 4 orqestra të tjera shqiptarësh në Amerikë, por Vatra u bë krenari për ne, sepse bënte muzikë të fisme (nënkuptonte muzikë elitare)} dhe vinin për ta dëgjuar edhe të tjerë, natyrisht jo shqiptarë.

Në koncertet dhe në kishë ne shkonim të veshur me kostumet më të mira dhe dalloheshim menjëherë nga të tjerët. Për ne ishte krenari që në një copë kartoni a beze shkruhej ALBANIAN. Ne e dallonim njëri-tjetrin dhe përshëndeteshim e bisedonim edhe pa u takuar ndonjëherë më parë. Kur mbaronte shfaqja ne rendnim për t’u takuar e biseduar me muziktarët.

Kishim kënaqësi ti qerasnim me birre e stekë (biftek}. E kam njohur dhe direktorin e orqestrës, nje djalë shumë i zoti e i ditur, me origjinë nga një fshat i Korçës, i cili pas ndihmave thoshte i kënaqur:“Për shpirtin e Shqipërisë“. Dua t’i nënvizoj këto fjalë, se nuk mund të jenë pa lidhje me thirrjen që u bë lajtmotiv i ndihmës, hedhur në proklamatën e botuar në Boston nga Kol Tromara e Loni Kristo, më 21 maj 1918 “Qesenë dhe shpirtin për shpëtimin e Shqipërisë”.

E kishim lënë vendin të pushtuar herë nga grekët e herë nga italianët, nuk dinim si ishte fati i njerëzve tanë dhe lajmet që merrnim nga gazetat a nga ndonjë letër e rrallë, qenë më ogurzeza për fatin e Shqipërisë, që fuqitë e huaja kërkonin ta copëtonin përfundimisht. Për ne fundi i luftës ishte më i tmerrshëm se vetë lufta, prandaj ata djem që do të vinin për ta ndihmuar na dukeshin me fat, prandaj dhe ndihmat nuk i kursenim, prandaj ndiheshim të fortë pranë tyre.

Ata ishin krenaria jonë, se ishin të ditur dhe të zotë si gjithë artistët e vendeve të tjera. Kur banda mbaronte një pjesë muzikore duartrokitjet tona nuk kishin të sosur. “Kur i kemi përcjellë për në Shqipëri ata afro 200 djem nuk kemi mundur të flasim, -më thoshte im atë, - veç kemi qarë . Ndaheshim dhe përqafoheshim prapë. Me vegla muzikore në duar e pushkë në krahë, për ne që mbeteshim atje, në platformën e ftohët, ata ishin Birbilejte, Birbilenjtë vetë…. ’’ Koço Gjipali

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 12.04.2013

Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset