Koalicionet, KQZ s'merr vendim
Biba: Presim deri në datë 29 Prill

Koalicionet, KQZ s'merr vendim<br />Biba: Presim deri në datë 29 Prill
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi që të mos marrë asnjë vendim për kërkesën e PS dhe LSI për shtyrje të regjistrimit të koalicioneve politike për zgjedhjet e 18 qershorit.
 
Kryetari i KQZ, Denar Biba deklaroi se nuk kemi pse të marrim vendim, pasi kërkesa për shtyrje te regjistrimit e koalicioneve nuk ka një bazë ligjore që të na detyrojë.
 
Kështu nëse do të bazoheshim te afatet, zyrtarisht PS dhe LSI do të shkonin të vetme në zgjedhjet e 18 qershorit nëse do të zhvillohen.
 
Por, sipas Denar Bibës deri në datë 29 Prill, kur është afati i fundit për regjistrimin e listave për kandidatët për deputetë, mund të regjistrohen edhe partitë dhe koalicionet, ndërsa pas kësaj date nuk ka më manovra politike.
 
"Në cfarë do lloj rrethane KQZ nuk ka pse të marrë një vendim të njëanshëm që do të reflektonte vetëm interesat e një krahu politik.
 
Nuk kemi pse të marrim vendim, është një kërkesë e rrallë, nuk ka një bazë ligjore që të na detyrojë të marrim një vendim.
 
E çmoj, por KQZ nuk duhet të marrë vendim në lidhje me këtë kërkesë. Çfarë vendimi do të merrte KQZ nëse PD dhe opozita do të vijë të regjistrohej?
 
Çfarë ndodh nëse kërkesat e opozitës plotësohen dhe vjen të regjistrohet? Pas datës 29 Prill nuk ka më kohë për manovra politike
" deklaroi ai.
 
Data 29 Prill është afati i fundit për regjistrimin e kandidatëve për deputetë dhe sipas kryetarit të KQZ mund të regjistrohen edhe partitë dhe koalicionet.
 
Por përfaqësuesit e zgjedhur nga opozita në KQZ e kundërshtuan duke deklaruar se afatet për koalicionet janë shkelur dhe nuk mund të regjistrohen më.
 
PS: Afati për koalicionet deri në 29 Prill
Përfaqësuesi ligjor i PS në KQZ, Eridian Salianji në një prononcim për Report Tv pas përfundimit të mbledhjes deklaroi se koalicionet parazgjedhore mund të regjistrohen deri në datë 29 Prill.
 
Ai u shpreh gjithashtu që pas pak ditësh koalicioni i majtë do të paraqesë kërkesën për regjistrimin në KQZ.
 
"Katër anëtarë të KQZ thanë që deri në 29 prill ka mundësi që procesi mos të cënohet dhe partive tu jepet e drejta për t'u regjistruar.
 
Sipas katër anëtarëve data 29 Prill është afati i fundit për regjistrimin e partive dhe koalicioneve.
 
Për disa ditë ne si koalicion do paraqesim kërkesën pranë KQZ për regjistrim dhe KQZ u shpreh që deri në 29 nuk cënohet procesi
" deklaroi ai.
 
Intervista e plotë e Eridian Salianjit

Eridian Salianji, në thelb çfarë kërkuar ju?

Ne nuk kërkuam një vendimmarrje nga KQZ, por të mbajë një qëndrim për shkeljen e afateve për regjistrimin e koalicioneve.
 
Afati ka mbaruar dje, ne i kërkuam që të mbajë një qëndrim që shkelja e afateve e cënon procesin.
 
Katër anëtarë të KQZ thanë që deri në 29 prill ka mundësi ligjore që procesi mos të cënohet dhe partive tu jepet e drejta për t'u regjistruar.
 
Sipas katër anëtarëve data 29 Prill është afati i fundit për regjistrimin e partive dhe koalicioneve.
 
Afati është për kandidatët?
Po është për kandidatët. Ne themi që këtij afati ti bashkangjitet edhe ai i koalicioneve.
 
Nuk ka koalicione zgjedhore, cfarë ndodh?
Për disa ditë ne si koalicion do paraqesim kërkesën pranë KQZ për regjistrim dhe KQZ u shpreh që deri në 29 nuk cënohet procesi.
 
Deri në data 29 Prill ka afat që koalicionet të regjistrohen?
Po, shkelja e afati nuk cënon procesin që ta bëjë të pavlefshëm.
 
Nëse zgjidhet ngërci deri në 29, edhe PD mund të regjistrohet si subjekt dhe koalicion?
Po.

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Kryebashkiakia e Durrësit, Emiriana Sako paraqitet në SPAK (VIDEO)

Kryebashkiakia e Durrësit, Emiriana Sako paraqitet në SPAK (VIDEO)