Koalicioni 'Bashkë Fitojmë' bën ankimim në KAS dhe kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Himarë

Zgjedhjet e pjesëshme të 4 gushtit në Himarë ku u shpall fitues Vangjel Tavo, kandidati socialist, me një rezultat të thellë ndaj rivalit opozitar Petro Gjikuria, për opozitën duhet të shpallen të pavlefshme.

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” nën siglën e të cilit garoi kandidati i opozitës, ka ankimuar në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve pranë KQZ, rezultatin e zgjedhjeve të Himarës me pretendimin se nga mazhoranca dhe vetë kandidati Tavo janë kryer një sërë shkeljesh që kanë cënuar drejtëpërdrejtë rezultatin e zgjedhjeve.

Problematika më kryesore mbi të cilën kërkojnë pavleshmërinë e zgjedhjeve ishte pamundësia për të votuar e qytetarëve që u kishte skaduar karta e identitetit.

Ditën e zgjedhjeve, vetë kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi se 6000 qytetarëve me të drjetë vote u kishte skaduar karta e identitetit dhe si rrjedhojë në zbatim të Kodit Zgjedhor nuk mund të votonin.

Por për opozitën mosmarrja e masave në kohën e duhur për këta qytetarë me karta të skaduara, cënon të drejtën kushtetuese të tyre për të zgjedhur ndërsa më herët e kanë cilësuar edhe si një taktikë elektorale për të dëmtuar kundërshtarin.

Opozita akuzon mazhorancën edhe për përdorim të administratës në zgjedhje me “zbarkimin” siç e kanë quajtur ata, të ministrave në ditët e fundit të fushatës apo dhe intimidim ndaj votuesëve, bizneseve dhe pronarëve të hotelerisë.

Sipas tyre, kandidati socialist Vangjel Tavo ka përfituar nga mbështetja e disa ministrave dhe zyrtarëve të ndryshëm publik, përfshirë zv/kryeministren Belinda Balluku, Ministren e Turizmit Mirela Kumbaro apo edhe kryetarin e Bashkisë Vlorë Ermal Dredha.

Tavo sipas opozitës u favorizua në garë nga institucionet shtetërore edhe për “Kryefjalën” e fushatë së tij, dhënien e titujve të pronësisë.

Opozita thotë se kryeministri Rama së bashku me Vangjel Tavon kanë bërë fushatë të parakohshme në muajt maj dhe qershor duke u shpërndarë banorëve të Himarës certifikatat e pronësisë.  Opozita ngre edhe shqetësimin e personave të paautorizuar pranë qendrave të votimit, apo patronazhistëve sic I quajnë të cilët përpiqeshin të orientonin votën.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

Lajmi ne perditesim...

G.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tani: 09/08/2024 22:52

    Pirdhni pirdhni se do liroheni!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Forcat RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kërkohen persona me rrezikshmëri të lartë

Forcat RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kërkohen persona me rrezikshmëri të lartë