Koalicioni i vëzhguesve vendor në një deklaratë për shtyp ka raportuar të gjitha problemet që hasen në të gjithë vendin lidhur me zhvillimin e procesit zgjedhorë. Problematikat sipas koalicionit janë kryesisht për çështje teknike ose nga ndërrimi i komisionerëve në minutat e fundit.
Përfaqësuesit e Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë (KVV) deklarojnë se janë vendosur në të gjitha KZAZ-të për të monitoruar të gjithë procesin. Sipas tyre , ka pasur probleme në Kurbin, probleme me disa vendimmarrje në qendrat e proçesit të votimit pranë burgjeve. Ndërkohë në Sarandë, 3 qendra votimi nuk janë hapur në kohë për shkak të mos paraqitjes së anëtarëve të komisionit. Në Konispol ka pasur ndërrim komisionesh. Në Dropull është ndërruar kryetari i Komisionit.
Në një qendër kanë humbur vulën, në një tjetër nuk janë paraqitur për të marrë në dorëzim qendrën. Në Librazhd, 3 QV të hapura pas orës 7 për probleme teknike. Dy QV u hapën me vonësë sepse mungonin komisionerët e PD. 20% e komisionerëve nuk janë të trajnuar sepse janë ndërruar në momentin e fundit.
Në Shkodër, KZAZ 3 ka Qendra Votimi të pahapura sepse mungojnë komisionerët. Në Mirditë janë ndërruar sërish komisionerët raporton koalicioni i vëzhguesve.
Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com