UKRAINË - Ndërsa në Ukrainë po afrohet data e zgjedhjeve të parakohshme Parlamentare në një situate lufte,Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë në Shqipëri ka dërguar 4 vëzhgues.
Aktivistët e Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë janë bërë pjesë e Misionit të Vëzhgimit Ndërkombëtar të ENEMO-s.
Dy prej organizatave drejtuese të Koalicionit të Vëzhguesve Vendore, organizata KRIIK Albania dhe Shoqata për Kulturë Demokratike, si anëtare të Rrjetit Europian të Organizatave Vëzhguese të Zgjedhjeve (ENEMO), përfaqësohen në këtë Mision Ndërkombëtar Vëzhgimi nëpërmjet katër aktivistëve të vet, të cilët do të jenë Vëzhguesve Afatgjatë për dy muajt në vazhdim.
Aktualisht ENEMO ka akredituar 57 Vëzhgues Afatgjatë duke shënuar kështu Misionin e parë Ndërkombëtar të Vëzhgimit të instaluar në Ukrainë për Zgjedhjet e Parakohshme Parlamentare.
Misioni i Vëzhgimit të ENEMO-s publikoi më datën 17 Shtator deklaratën e parë të tij, të cilin e gjeni bashkangjitur.
Misioni i Vëzhgimit Ndërkombëtar të ENEMO për Zgjedhjet e Parakohshme Parlamentare në Ukrainë, mbështetet nga Instituti Demokratik Amerikan për Çështjet Ndërkombëtare, USAID, Zyra për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut e Departamentit të Shtetit - SHBA, Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë në Kiev, si dhe Fondi i Zhvillimit Europian të BE-së.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com