Koalicioni PS-LSI, PR: Duam që
KQZ t'na japë përfaqësi në KZAZ
Koalicioni i Lëvizjes Socialiste për Integrim me Partinë Socialiste ka bërë që Partia Republikane të kërkojë anëtarë në Komisionet e nivelit te dytë dhe të tretë përkatësisht në Komisionet zonale të administrimit zgjedhor si dhe ato të qendrave të votimit.(Foto: Arjan Madhi)
TIRANE - Koalicioni i Lëvizjes Socialiste për Integrim me Partinë Socialiste ka bërë që Partia Republikane të kërkojë anëtarë në Komisionet e nivelit te dytë dhe të tretë përkatësisht në Komisionet zonale të administrimit zgjedhor si dhe ato të qendrave të votimit.
Sekretari i përgjithshëm i Partisë Republikane, Arjan Madhi në një intervistë për televizionin A1 REPORT! ka shpjeguar se në letrën kërkesën e dërguar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve para pak ditësh është kërkuar që
KQZ të bëjë zëvendësimin e komsionerëve të propozuar nga partia e Metës, me ata të PR-së.
“Filozofia, parimi mbi të cilin mbështetet përbërja e këtyre Komisioneve, është baraspeshimi politik dhe në momentin që është ndryshuar tashmë përbërja e partive të mazhorancës sigurisht duhet bërë dhe ndërhyrja për të siguruar baraspeshën politike. E theksoj faktin sepse kjo është vetë një filozofi mbi të cilën është ndërtuar vetë Kodi Zgjedhor i cili sigurisht ka domosdoshmëri respektimin e besimit reciprok të palëve dhe nuk do të kishte kuptim që të kishte siguruar një besim reciprok nëse do të ishin prishur balancat politike.
*Foto: Arjan MadhiSa më shpejt të veprojë KQZ aq më shpejtë ne do të kemi ata komisionerë në KZAZ të cilët kanë atributet legjitime për të vepruar si të tillë”, -u shpreh Arjan Madhi, sekretar i përgjithshëm i PR-së.
Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm për Çështjet Zgjedhore në LSI, Ylli Manjani, është shprehur se nuk do të bllokojë një vendimmarrje të tillë për në KQZ, ndërsa u shpreh se është ende herët pasi nuk janë regjistruar koalicionet.
“Kjo është një çështje që i takon KQZ për ta trajtuar, Kjo çështje duhet të trajtohet kur të lindë fakti juridik, dhe fakti juridik lind pas datës 23 prill kur regjistrohen koalicionit në KQZ, aty mund të ketë një fakt juridik. Më tej nëse koalicionet e reja do të bien disi ndesh me përcaktimin aktual të komisioneve të niveleve të dyta dhe më poshtë atëherë sigurisht do t’i takojë KQZ-së të marrë një vendim. Sa i takon LSI ne s’kemi asnjë problem në këtë çështje, sepse cilado qoftë formula LSI-ja ka komisionerin e vet”, -u shpreh Manjani.
*Foto: Ylli ManjaniSekretari i Përgjithshëm për Çështjet Zgjedhore, Ylli Manjani është shprehur kundër edhe për lëvizjet që po behën në administratën.
Sipas tij, qeveria Berisha po largon në mënyrë masive nëpunësit e administratës qe nga momenti që kaloi në opozitë. Sipas Manjanit, kjo bie ndesh me ligjin .
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?
-
Po
72.5%
-
Jo
24.2%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 789
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Dokumentet e skaduara rrezikojnë votën e diasporës, Haçkaj: Qeveria të shtyjë vlefshmërinë
1 Janar, 12:26
-
Debatet, partitë duan të numërojnë votën e diasporës! PD kundër Celibashit: S’mund të shpikni proces të ri! PS rezerva: Vëzhgues apo anëtarë?
30 Dhjetor 2024, 16:56
-
Zgjedhjet 2025/ KQZ teston 'PER', platformën për votuesit jashtë Shqipërisë! Celibashi: Llogarinë mund ta krijojë kushdo, nëse përmbushen kushtet regjistrohesh si zgjedhës
27 Dhjetor 2024, 08:55